Tuesday, November 27, 2018

FALEMINDERIT GENTIAN DEMALIAJ , PËR GJITHÇKA TË BUKUR DHE ME PLOT VLERA QË NA DHUROVE




FJALËT JANË TË VARFËRA KUNDREJT ARTIT TË VËRTET
Madhështia e veprës që flet me meritat e vlerave dhe rrymës së pastrë artistike ku e bukura mposht dhe dhimbjen, mposht dhe mallin, mposht ndarjen mes dy botëve, mposht vdekjen dhe na fton të gjithëve të këdojmë mes dhimbjes e përmes këngës hymnin t`i këdojmë jetës, besimit që si kalimtarë të kësaj jete që jemi, të udhtojmë duke lënë gjurmet tona pas, e t`i dorzohemi ne stacionin e fundit drtës hyjnore të pastër dhe me emrin tonë të formuar dhe të vendosur sa më lart në pjedestalet e njerëzve me vlera.
Në ” Qëndren Kulturore Katedralja e Ringjalljes” u mbajt Përkujtimorja ” Një vit pa Gentin” për solistin e grupit “Djemt e Detit” legjendën e muzikës rrok në Shqipëri që së bashku me grupin e tij, bënë art të mirëfilltë, cilësor me vlera të mrekullueshme në një rrymë sa e bukur, rinore, por dhe revoltues ndaj asaj që përmes tekstit, muzikës dhe çdo gjë në kompleksitet, ata përformonin në mënyren e tyre unike dhe të mrekullueshme .
Një art i tillë është i nderuar që në hapat e para të saj , një art i till vlerson vetveten, një art i tillë është si rrezet e arta të diellit , që shkëlqejnë në të gjitha stinet dhe vit pas vitit mbeten në historin e artë.
Mbrëmë ishte vërtet një mbrëmje arti ku u gërshetuan aq shumë lloje ndjesishë ku çuditërisht edhe pse ishte përkujtimore, një vit që familjari, shoku, artisti Gentian Demaliaj në moshën aq krijuese dhe të re, vetëm 40-vjeçar u nda nga jeta një vit më parë, por që vërtet është e gdhendur me shkronja të arta thënia se: ” Artistët vetëm lindin…..” , sepse mbrëmë u kënduan këngët e Gentit, u interpretuan vargjet e Tij, muzika e tij u soll përmes koreografisë, të gjithë kënduam me dhimbje, të gjithë përjetuam emocione të forta arti, të gjithë sa ishim në atë vend ishim sinkronizuar në madhështin e artit të legjendarit Gentian Demaliaj, djalit Bytyças nga Tropoja, lindur dhe rritur në Lezhe, shqiptarit të të gjihë shqiptarisë që diti të sjellë unikalitetin e tij, artin e arrirë ku çdo vlersim është pak përkundrejt arritjes së bandes së tij, pens së tij , zërit të tij revoltues, shpirtit të tij mbi të gjitha besimtarë dhe talentit të tij me rryma divine, hyjnore.
Ky është arti i vërtet, ku përmes tij artisti rilind edhe më madhështor për të shprehur forcnë e të bukursë së artit , ky është arti i arrirë që nuk të rrëmben vetëm duartrokitjet por të rrëmben të tërin në mrekullinë e timbrit, tingujve dhe pentagramit të notës më të lartë të artit me gdhendje të arta në yjesin e botës galaktike atje ku shkëlqejnë yjet e vërtetë që kurrë nuk kanë të shuar .
Mbrëmë ishte një ringjallje e legjendarit Gentian Demaliaj, në të gjithë dimensionet e një artisti që artin diti aq bukur ta lartësoj në mbreterin e tij !
Mbrëmë moderatori i kësaj mbremje përkujtimore, i mirënjohuri Pandi Laço drejtoi dhe moderoi në mënyrë shumë të arrirë gjithë këtë art në dhimbje dhe madhështi, i cili solli përmes interpretimit të tij edhe disa vargje nga pena e artë e Gentian Demaliajt të cilat erdhen aq mesazhdhënëse tek të gjithë.
Më pas këngëtarja e mirënjohur me zërin e saj të mrekullueshem Juliana Pasha interpretoi këngën e Gentit, me titull “Kohë pa Ty” që mrekullisht zbriten emocione të forta tek të gjithë.
Më pas një tjetër zë i fuqishë i skenes shqiptare, interpretoj një tjeter këngë të Gentit dhe grupit të tij, "Djemt e Detit" , këngën me titull ” Jo Tani” e mrekullueshmja Aurela Gaçe.
” Baladë për Jakup Ferrin” një tjetër super këngë e rrokstarit shqiptarë Gentian Demaliaj, i cili kohë më parë është shprehur së është ndjerë shumë i plotësuar në rrymën e tij në këtë këngë , që e risolli me një performancë mjaft të arrirë një tjetër këngëtar i kësaj rryme Eugent Bushpepa.
Prekëse dhe madhështore ishe njëkohësisht edhe interpretimi i këngës ” Mos Qaj ” që na përloti të gjithëve me zërin e saj një tjetër yll në fillim-hapat e saj të arta, Edea Demaliaj, vajza e babait te mrekullueshem, legjendes së rrokut shqiptar Gentian Demaliaj.
Kjo mbrëmje ishte e përbërë e gjitha mbi doza të forta njerëzore ku durohej dhimja e fort, dhe këdohej në vend të saj, sepse kjo është forca e artit, kjo është forca e artistit, ky ishte Gentian Demaliaj, që la pas thesare vlerash të gjithanshëme, si djalë i një familje shumë të nderuar por dhe si bashkëshort, baba, shok, mik dhe koleg i mrekullueshme si dhe një artist i përmasave ku nuk qendrojnë dot brenda 40-viteve të jetës së Tij, por që rrjedhin dhe do të rrjedhin historisë së artit që nuk ka të shteruar dhe pikërisht në pjedestalet e saj më të larta .
Pjesëmarrja në këtë natë të paharrueshme, natë e paharrueshme sepse i till ishte dhe do të mbetet edhe protagonisti kryesor i saj i madhi Gentian Demaliaj, ishte mjaft e lart, familjarë, këngëtarë , muzikant dhe artistë të ndryshem, dashamirës të këtij këngëtari dhe i kësaj rryme dhe kryesisht fansat e këtij rrokstari unik në Shqipëri, mbushen çdo vend në sallë, në atë sallë që duhet theksuar që u nderuar vlera e artit të vërtet.
Gentian Demaliaj do na mungojë të gjithëve fizikisht, por, na ka lënë pas përveç trashëgimtaren e tij Edean
, muzikën dhe zërin e tij, vargjet dhe artin që kultivoi në mënyrën e tij tepër artistike dhe të arrirë, që koha do i përvetësojë si titull dhe shkollë më vete..
Një ndër momentet e pritura dhe të respektuara, ku vlersohet dhe nderohet vlera ( të paktën pas vdekjes) ishte dhe momenti që mori fjalën përfaqësuesi i Presidentit të Shqipërisë, që solli fjalën e Presidenti Bujar Nishani, për këtë përkujtimore, ku bëri të ditur dhe akordimin e Titullin:
31/01/2016-Presidenti Nishani, dekoron këngëtarin, artistin Gentian Demaliaj (pas vdekjes) me Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të figurës së tij artistike, krijuesit dhe interpretuesit, që me krijimtarinë dhe profilin e tij bashkëkohore la gjurmë në historinë e muzikës së lehtë moderne shqiptare”.
Arti ka nevojë për artistë dhe artistët kan nevojë për hapsirën e pakufi të shpirtit të tyre krijues, që të zbresin tek artëdashësit e tyre, vlera dhe emocione të paharrueshme, ku e bukura dhe vetëm e bukura të mbajë emrin ART.
Unë do të them e nuk do të them ” Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri juaj Gentian Demaliaj” , sepse për një person të tillë me plot vlera njerëzore, me një art të till nuk mund të ketë harresë kurrsesi …
Dua të them se të gjithën e kam përjetuar me lot në sy, si të gjithë të pranishmit, normale kjo nga një ikje kaq të shpejtë  dhe në një moshë kaq të re të Gentit, por nuk kemi ç`të bëjmë, këto janë ligjet e hekurta të kornizës së kësaj jete të cilës jemi të detyrauar t`i bindemi, por nuk jemi të detyruar të mos lartësojmë emrin tonë brenda kësaj kohe të shkurtër dhe të gjatë njëkohësisht!
Dielli hedh dhe shpërndan rreze tek të gjithë, por për vete në qiell mbetet gjithmonë!
Në fund për të gjithën dua të them, vetem kaq ……..
FALEMINDERIT , GENITIAN DEMALIAJ , PËR GJITHÇKA TË BUKUR DHE ME PLOT VLERA QË NA DHUROVE






__________
Xhane Imeraj 
Tiranë
01.02.2016 
Botuar tek:
 Portali Zëri i Shqiptarëve – VOAL

https://www.voal.ch/faleminderit-gentian-demaiaj-per-gjithcka-te-bukur-qe-na-dhurove-nga-xhane-imeraj/
                                                 By  | February 2, 2016


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.