Tuesday, November 27, 2018

FALEMINDERIT GENTIAN DEMALIAJ , PËR GJITHÇKA TË BUKUR DHE ME PLOT VLERA QË NA DHUROVE




FJALËT JANË TË VARFËRA KUNDREJT ARTIT TË VËRTET
Madhështia e veprës që flet me meritat e vlerave dhe rrymës së pastrë artistike ku e bukura mposht dhe dhimbjen, mposht dhe mallin, mposht ndarjen mes dy botëve, mposht vdekjen dhe na fton të gjithëve të këdojmë mes dhimbjes e përmes këngës hymnin t`i këdojmë jetës, besimit që si kalimtarë të kësaj jete që jemi, të udhtojmë duke lënë gjurmet tona pas, e t`i dorzohemi ne stacionin e fundit drtës hyjnore të pastër dhe me emrin tonë të formuar dhe të vendosur sa më lart në pjedestalet e njerëzve me vlera.
Në ” Qëndren Kulturore Katedralja e Ringjalljes” u mbajt Përkujtimorja ” Një vit pa Gentin” për solistin e grupit “Djemt e Detit” legjendën e muzikës rrok në Shqipëri që së bashku me grupin e tij, bënë art të mirëfilltë, cilësor me vlera të mrekullueshme në një rrymë sa e bukur, rinore, por dhe revoltues ndaj asaj që përmes tekstit, muzikës dhe çdo gjë në kompleksitet, ata përformonin në mënyren e tyre unike dhe të mrekullueshme .
Një art i tillë është i nderuar që në hapat e para të saj , një art i till vlerson vetveten, një art i tillë është si rrezet e arta të diellit , që shkëlqejnë në të gjitha stinet dhe vit pas vitit mbeten në historin e artë.
Mbrëmë ishte vërtet një mbrëmje arti ku u gërshetuan aq shumë lloje ndjesishë ku çuditërisht edhe pse ishte përkujtimore, një vit që familjari, shoku, artisti Gentian Demaliaj në moshën aq krijuese dhe të re, vetëm 40-vjeçar u nda nga jeta një vit më parë, por që vërtet është e gdhendur me shkronja të arta thënia se: ” Artistët vetëm lindin…..” , sepse mbrëmë u kënduan këngët e Gentit, u interpretuan vargjet e Tij, muzika e tij u soll përmes koreografisë, të gjithë kënduam me dhimbje, të gjithë përjetuam emocione të forta arti, të gjithë sa ishim në atë vend ishim sinkronizuar në madhështin e artit të legjendarit Gentian Demaliaj, djalit Bytyças nga Tropoja, lindur dhe rritur në Lezhe, shqiptarit të të gjihë shqiptarisë që diti të sjellë unikalitetin e tij, artin e arrirë ku çdo vlersim është pak përkundrejt arritjes së bandes së tij, pens së tij , zërit të tij revoltues, shpirtit të tij mbi të gjitha besimtarë dhe talentit të tij me rryma divine, hyjnore.
Ky është arti i vërtet, ku përmes tij artisti rilind edhe më madhështor për të shprehur forcnë e të bukursë së artit , ky është arti i arrirë që nuk të rrëmben vetëm duartrokitjet por të rrëmben të tërin në mrekullinë e timbrit, tingujve dhe pentagramit të notës më të lartë të artit me gdhendje të arta në yjesin e botës galaktike atje ku shkëlqejnë yjet e vërtetë që kurrë nuk kanë të shuar .
Mbrëmë ishte një ringjallje e legjendarit Gentian Demaliaj, në të gjithë dimensionet e një artisti që artin diti aq bukur ta lartësoj në mbreterin e tij !
Mbrëmë moderatori i kësaj mbremje përkujtimore, i mirënjohuri Pandi Laço drejtoi dhe moderoi në mënyrë shumë të arrirë gjithë këtë art në dhimbje dhe madhështi, i cili solli përmes interpretimit të tij edhe disa vargje nga pena e artë e Gentian Demaliajt të cilat erdhen aq mesazhdhënëse tek të gjithë.
Më pas këngëtarja e mirënjohur me zërin e saj të mrekullueshem Juliana Pasha interpretoi këngën e Gentit, me titull “Kohë pa Ty” që mrekullisht zbriten emocione të forta tek të gjithë.
Më pas një tjetër zë i fuqishë i skenes shqiptare, interpretoj një tjeter këngë të Gentit dhe grupit të tij, "Djemt e Detit" , këngën me titull ” Jo Tani” e mrekullueshmja Aurela Gaçe.
” Baladë për Jakup Ferrin” një tjetër super këngë e rrokstarit shqiptarë Gentian Demaliaj, i cili kohë më parë është shprehur së është ndjerë shumë i plotësuar në rrymën e tij në këtë këngë , që e risolli me një performancë mjaft të arrirë një tjetër këngëtar i kësaj rryme Eugent Bushpepa.
Prekëse dhe madhështore ishe njëkohësisht edhe interpretimi i këngës ” Mos Qaj ” që na përloti të gjithëve me zërin e saj një tjetër yll në fillim-hapat e saj të arta, Edea Demaliaj, vajza e babait te mrekullueshem, legjendes së rrokut shqiptar Gentian Demaliaj.
Kjo mbrëmje ishte e përbërë e gjitha mbi doza të forta njerëzore ku durohej dhimja e fort, dhe këdohej në vend të saj, sepse kjo është forca e artit, kjo është forca e artistit, ky ishte Gentian Demaliaj, që la pas thesare vlerash të gjithanshëme, si djalë i një familje shumë të nderuar por dhe si bashkëshort, baba, shok, mik dhe koleg i mrekullueshme si dhe një artist i përmasave ku nuk qendrojnë dot brenda 40-viteve të jetës së Tij, por që rrjedhin dhe do të rrjedhin historisë së artit që nuk ka të shteruar dhe pikërisht në pjedestalet e saj më të larta .
Pjesëmarrja në këtë natë të paharrueshme, natë e paharrueshme sepse i till ishte dhe do të mbetet edhe protagonisti kryesor i saj i madhi Gentian Demaliaj, ishte mjaft e lart, familjarë, këngëtarë , muzikant dhe artistë të ndryshem, dashamirës të këtij këngëtari dhe i kësaj rryme dhe kryesisht fansat e këtij rrokstari unik në Shqipëri, mbushen çdo vend në sallë, në atë sallë që duhet theksuar që u nderuar vlera e artit të vërtet.
Gentian Demaliaj do na mungojë të gjithëve fizikisht, por, na ka lënë pas përveç trashëgimtaren e tij Edean
, muzikën dhe zërin e tij, vargjet dhe artin që kultivoi në mënyrën e tij tepër artistike dhe të arrirë, që koha do i përvetësojë si titull dhe shkollë më vete..
Një ndër momentet e pritura dhe të respektuara, ku vlersohet dhe nderohet vlera ( të paktën pas vdekjes) ishte dhe momenti që mori fjalën përfaqësuesi i Presidentit të Shqipërisë, që solli fjalën e Presidenti Bujar Nishani, për këtë përkujtimore, ku bëri të ditur dhe akordimin e Titullin:
31/01/2016-Presidenti Nishani, dekoron këngëtarin, artistin Gentian Demaliaj (pas vdekjes) me Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të figurës së tij artistike, krijuesit dhe interpretuesit, që me krijimtarinë dhe profilin e tij bashkëkohore la gjurmë në historinë e muzikës së lehtë moderne shqiptare”.
Arti ka nevojë për artistë dhe artistët kan nevojë për hapsirën e pakufi të shpirtit të tyre krijues, që të zbresin tek artëdashësit e tyre, vlera dhe emocione të paharrueshme, ku e bukura dhe vetëm e bukura të mbajë emrin ART.
Unë do të them e nuk do të them ” Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri juaj Gentian Demaliaj” , sepse për një person të tillë me plot vlera njerëzore, me një art të till nuk mund të ketë harresë kurrsesi …
Dua të them se të gjithën e kam përjetuar me lot në sy, si të gjithë të pranishmit, normale kjo nga një ikje kaq të shpejtë  dhe në një moshë kaq të re të Gentit, por nuk kemi ç`të bëjmë, këto janë ligjet e hekurta të kornizës së kësaj jete të cilës jemi të detyrauar t`i bindemi, por nuk jemi të detyruar të mos lartësojmë emrin tonë brenda kësaj kohe të shkurtër dhe të gjatë njëkohësisht!
Dielli hedh dhe shpërndan rreze tek të gjithë, por për vete në qiell mbetet gjithmonë!
Në fund për të gjithën dua të them, vetem kaq ……..
FALEMINDERIT , GENITIAN DEMALIAJ , PËR GJITHÇKA TË BUKUR DHE ME PLOT VLERA QË NA DHUROVE






__________
Xhane Imeraj 
Tiranë
01.02.2016 
Botuar tek:
 Portali Zëri i Shqiptarëve – VOAL

https://www.voal.ch/faleminderit-gentian-demaiaj-per-gjithcka-te-bukur-qe-na-dhurove-nga-xhane-imeraj/
                                                 By  | February 2, 2016


Monday, November 26, 2018

ANTINOMIA NË LEXIMIN E DISA POEZIVE TË MBARA


Analizë nga: Dr Fatmir Terziu

                     


Disa nga poezitë që publikohen sot në të gjitha format, me libra e vëllime, në rrjetet sociale apo dhe në revista elektronike, po aq dhe mjaft nga krijimet e tjera letrare, të tilla apo me dëshira të thjeshta, natyrisht gëlltiten sot nga heshtja, monotonia e gjërave, “sofra” e rrjeteve sociale, mos-leximi, rutina e përditësisë dhe mjaft gjëra të tjera që lidhen me fatin dhe faktin e letrave të sotme. Edhe jo të gjitha në fakt duhen lexuar, lind pyetjen si duhen ndarë atëherë pa i lexuar, ose pa u hedhur një sy të paktën, thjesht për kurreshtje? Normalisht, kjo pyetje dhe mjaft të tjera si kjo janë komplekse, por ama dhe janë domethënëse, do të shprehej Barthes tek shkrimet e tij. A na ndodh ndonjëherë që pas leximit, ose pas vëmendjes të gjejmë se disa poezi, apo disa vargje të “abandonuara” nga lexuesi, janë vërtet art? Art, pas një vëmendjeje. Art, pas një leximi të shijshëm, të detajuar e të përqëndruar. Por, ndërsa kjo mënyrë të shpie tek leximi, sublimja (e rëndësishmja në këtë rast) është një kategori aestetike, ajo që në fakt është e lidhur me moralitetin në mënyrë të atillë që të shpjegojë përse poezitë sublime janë moralisht të rëndësishme, përfshirë këtu rezistencën e tyre tek interpretimi etik. Duhet sqaruar që në fillim se një objekt ose një eveniment etik ndjehet si madhështor, sublim, kur ai evokon një shije të ndjeshme të kombinuar mes dëshpërimit dhe manisë, të lidhura këto me dështimin njohës. Kjo është studiuar dhe dihet, por kur bëhet fjalë për krijimin letrar, poezinë në përgjithësi, mjafton të shkëmbehen kjo teori, që në fakt na jep një mundësi, por jo të plotën.
Duke u ndalur në këtë pikë, dhe duke ditur se natyra dhe arti janë sprovuar nga e madhërishmja, sublimja vetëm kur ajo i reziston njohjes në atë mënyrë që është në gjendje të nxjerrë një lloj të ndjesisë në subjekt. Natyrisht këtë e bën vetëm forma e artit, e më së miri vetë poezia. Sakaq dështimi njohës nuk është i tillë kur një gjë është e sprovuar, në rastin tonë e lexuar, e studiuar, e pëlqyer dhe e dekoduar sipas formateve të psikoanalziës. Ajo, pra vetë poezia është një pikë ku ekzistenca e një gjëje që nuk është e ndikuar mbetet tek leximi dhe mirëkuptimi për ta kuptuar. Në këtë rend të leximit, natyrisht për të hedhur dritë mbi një poete me vlera të qarta dhe në rritje, më bëri të ndalem tek krijimtaria e poetes së re dhe me një perspektivë për të ardhmen e saj krijuese, poeten nga Tropoja,Xhane Imeraj. Në fakt duke hyrë thellë mes vargjeve të saj, mes një leximi të detajuar, pashë një udhë që rreket mbi një trase të frymëzuar nga vetë faktet dhe fatet e udhëjetës, nga vetë ndjesia, natyra dhe format e përditësisë. Teksa merr në dorë të lexosh poezinë esaj “Hieroglifet e qiellit”, leximi të shpie ngjashëm me eksperiencat religjioze të mistikes, të së mistershmes, të së çuditshmes, asaj që të tërheq e nuk të lë ta braktisësh leximin. Sakaq kupton se diçka hyjnore është mes vargut të saj. Është një sublime që e bën vetë poezinë e saj tejet sublime. Në fakt ajo është një eksperiencë e pastër aestetike, pa ndonjë ndikim religjioz. Ndjesia e kësaj poezie është i vetmi çelës tek kjo eksperiencë, gjë që nënkupton qartë dhe saktëse ajo është një eksperiencë aestetike, apo pse jo dhe një gjykim aestetik, sikurse Emanuel Kanti do të shprehej, ndoshta ne jo më kot e cekim mes leximit të kësaj poezie: “... pranverë e përlotur .../stinë në stinë/stinë në mua ../... qiell i vranët/sy malluar/strehës së qerpikëve/heshtur pa heshtur/monologu i shpirtit ../... fryn erë e largët/thyn çfarë nuk thyhet/ëndërrat, besimin, zemrat ../edhe çadrën e shpresës/mbajtur pa mbajtur/dora se lëshon ...(Hieroglifet e qiellit).
Duke shkuar tej leximit të poezive me ndjesinë dhe shijen e Kantit, kuptojmë se është ajo që është ndjesërisht pozitive dhe negative, por që formon art në vetvete, art mes një vargu të bardhë e me plot fjalë të qarta dhe mjaft domethënëse. Nuk është e lehtë sakaq të eksperimentosh mes perceptimit gjendjen e një diçkaje të madhërishme, pastaj, të gjesh se ajo ka elementë në trupin tënd, që e kundërshtojnë dhe e qasin apriori në të njtën kohë njohjen (kgnitiven) në atë që duhet të arrijë, në mesazhin që i jep forcë të rritet si një kompleks ndjenjash dyvlerëshe, të kënaqësisë dhe të pakënaqësisë: “... heshtje e akullt rreth shpirtit/mirazhet shfaqen/si flokëza bore/bardhësi/në grin e mjegullt/krojeve ngrirë e shkrirë/burimeve pikuar/mall .../... hapet koha/hapet edhe qielli/ne, as kohë as qiell/streh lotuar/lot pikuar/premtim harruar/peng të fjalës/kuptuar pa kuptuar/thënë e pa thënë .../... hëna e mban mend/yjet do e kenë shënuar/hiroglifeve të qiellit ...”. Duke shkuar kështu më tej mes Kantit, e madhërishmja e gjendur në leximin e poetes, atje lart në qiell, më tërë konvencialitetin e saj, me gjuhën e saj të thjeshtë e të shtrenjtë në një interpretim të poezisë së kësaj poeteje, natyrisht është një gjuhë më shumë në sitën e seleksionimeve të sotme poetike, që natyrisht rrjedhin ashtu sikurse dhe gjërat e lexim-mosleximit. Në këtë pikë natyrshëm lind vetë kontradikta e besimit me vetë besimin, pra nocioni kontradiktor midis dy besimeve në vetvete, në atë që vjen nga leximi i gjërave, dhe në atë që shkon tej më larg nga shkrimi dhe shtrimi ityre. E në këtë moment transferta është mes një forme të re poetike, që stigmohet (shtrohet gjuhësisht dhe mes gjuhës së qartë) pra mes antinomisë.
Antinomia, që merret kryesisht me pyetjen e të qënit, ekzistencës së botës, kjo e kufizuar apo e pakufizuar në kohë dhe në hapësirë, na jep një ide se bota ekziston e pavarur nga perceptimi ynë për të, por është një rrugë ekzistenciale në ndjesinë tonë, në atë se si e perceptojmë ne atë që të jetë. Poetja e ka të qartë këtë dhe ndoshta jo rastësisht shkruan: “... do i deshifrojmë një ditë/një ditë vere/kur dielli të ketë kohë/për kohën tonë ...”. duke shtuar këtu poezia “Përmbyti moçalet” natyrisht është më shumë se një lidhje tek perceptimi për botën që kërkon poetja: “Bjer o shi/bjer e mos ndalo,/me gjyma,/me rreke/mbytu/mes të mbyturve,/na e ndërro ujtë/e moçalit/ka kaq vjeshta,/vite e vite/që na e ka helmuar/shpirtin .../Bjer o shi/bjer/përmbyti ligatinat/puset,/kanal/prrockat/dhe prrojet/mos ndalo/gjer sa të arrish/në detë/e aty/bëhu dallgë/e rrëzoi yjet/ata me shkelqim të rremë/boll na e kanë errësuar qiellin ...”. Poetja kërkon një botë të pastruar nga shiu, një botë në kërkesën e saj për ndryshim, ku kuptohet qartë se kjo është ngarkesa jonë perceptuese, ajo që kërkon ndryshesën e gjërave të ndotuara, të atyre ku morali shkon përtej ndjesisë. Dhe kjo është sipas poetes tek poezia tjetër “Gjersa botën, esëll ta dua”.
Në tërësi poezia e poetes në fjalë është plot ndjenja, njednja metafizike, ndjenja që shkojnë tej relatives, ndjenja të forcuara nga morali i sublimes, ndjenja nga kultura dhe vetë morali i ideve, ndjenja të thjeshta e të qarta estetike dhe njerëzore. Antinomia e gjërave mes këtyre ndjenjave e bën poezinë e saj të lexueshme e të mbarë. Sakaq dhe poezitë “Kartolina gri”; “Veç loti ...”; “Soliste” dhe mjaft të tjera janë mjaft tërheqëse si në të lexuar dhe në kuptimin e tyre poetik. Në fakt kjo është jo vetëm ndjesia, perceptimi, bota poetike dhe tërsia e gjërave metaforike, por vetë Antinomia në leximin e disa poezive të mbara. 

Botuar në: 

http://www.fjalaelire.com/http-fjalaelire-com-analiza-php/

04/01/2018

Sunday, November 25, 2018

KOHA E PAKËT E DRITËS



              


Sapo është botuar libri më i ri poetik, i dyti me rradhë i poetes Xhane Sherifi Imeraj, një ndër poetet tashmë të njohura, pjesë e vazhdimësisë së traditës së poeteshave më të mira tropojanë.

Libri poetik “Koha e pakët e dritës” me redaktor Arben Bllacin, hapet natyrshëm me porosinë që të shmangim perdet e rënda dhe pengesat ndaj Diellit si metaforë e Jetës, ndërkohë që vetë poetja e identifikon veten në vallen e diellit si “flutur agimesh”!Re’ të përlotura, pengje të vjetra, ëndrra të harruara nga ditët e vranëta gjithmonë mbeten pas nën fuqinë dhe pushtetin e diellit që shkrin gjithçka të errët në natyrën e pafundme dhe në shpirtrat e mëdhenj njerëzorë.

Poetja tashmë ka gatuar një libër të bukur, me disiplinë artistike, përplot dashuri dhe dedikime dinjitoze, me figuracion të lëmuar me brishtësi, duke gdhendur ngadalë dhe me besim vargjet e veta dhe duke shtruar udhën e garantuar për botimet e ardhshme.Ajo ndihet thjesht, natyrshëm dhe mjaft imponuese si “një motiv në pulsing e jetës”! Poetja e re ka një sy realist dhe të rreptë poetik, nga metrika e vargjeve të saj gjithkush mundet ta zbulojë dhe rijetojë potikisht një copë jetë të vetë, të çmuar.
Libri ka strukturë, rrjedhje kronologjike të natyrshme sipas tematikës dhe këndvështrimit të poetes për botën dhe veten, një muzikalitet të ëmbël, thjeshtësi dhe kësisoj komunikimi dhe prekja tek lexuesi mbetet e garantuar.

Shkëputur nga shkrimi: 

DIELLI SI METAFORE E JETES 
-PERSIATJE RRETH LIBRIT”KOHA E PAKET E DRITES” 
TE AUTORES XHANE SHERIF IMERAJ, TIRANE 2018-
                                                             Nga : Lulzim Logu 
  

                                             Botuar në Gaztën e përmujshme "TROPOJA", Tetor 2018



Të dhëna teknike: 

Titulli: KOHA E PAKËT E DRITËS
Zhanri: Poezi

Redaktor: ARBEN BLLACI 

Kopertina: Eglantina Imeraj

ISBN: 978-9928-271-11-2


PËR AUTOREN:

Xhane Sherif Imeraj ka lindur në Tropojë.. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, FAKULTETI i Shkencave Psikologjike, Sociale, dhe Politike,  me profili Shkenca Politike dhe Administrative

Poete dhe  Recensente. Ka filluar të shkruaj që në moshë fare të re, ka botuar në median e shkruar  disa here cikle me poezi si dhe recensione, përsiatje apo refleksione të ndryshme.          Poezia është një ndër hobet e saj shpirtërore. 


Kontaktin me autoren:

xhanei@hotmail.com




LIBRA TË BOTUAR:

KOHA E PAKËT E DRITËS, Poezi, "Fast Print", Tiranë, 2018

VLERA E SHPIRTIT TIM, Poezi, "Kristalina-KH", Tiranë, 2009





Thursday, November 22, 2018

DIELLI SI METAFORE E JETES



-PERSIATJE RRETH LIBRIT”KOHA E PAKET E DRITES” TE AUTORES XHANE SHERIF IMERAJ, TIRANE 2018-

Nga : Lulzim Logu


Sapo është botuar libri më i ri poetik, i dyti me rradhë i poetes Xhane Sherifi Imeraj, një ndër poetet tashmë të njohura, pjesë e vazhdimësisë së traditës së poeteshave më të mira tropojanë, të shumta në numër dhe në botime, një befasi e vertetë, një vend i vogël si Tropoja, që vazhdimisht nxjerr talente poetike, zëra të veçantë femërorë.Me sharm poetik dhe grintë, me delikatesë dhe thellësi të çuditshme të mendimit poetik, sfiduese të zhvillimeve bashkëkohore letrare dhe të angazhuara jo vetëm si poete, por edhe si intelektuale dhe të paepura në përpjekje për të lançuar pozitën dhe respektin ndaj femrës në shoqërinë e sotme shqiptare dhe kontributin e paçmuar intelektual dhe jo vetëm të saj. 

Libri poetik “Koha e pakët e dritës” me redaktor Arben Bllacin, ka ardhur pas një akumulimi të gjatë shpirtëror të poetes, pas një identifikimi dhe analize komplekse me një përvojë të patjetërsueshme jetësore, ku forca e saj e karakterit, vullneti i shpirtit dhe sakrifica e prindërve kanë shënuar një trini të shenjtë vetmohuese dhe përballuese ndaj trilleve të pazakonta të fatit.
Ndaj libri i saj hapet natyrshëm me porosinë që të shmangim perdet e rënda dhe pengesat ndaj Diellit si metaforë e Jetës, ndërkohë që vetë poetja e identifikon veten në vallen e diellit si “flutur agimesh”!Re’ të përlotura, pengje të vjetra, ëndrra të harruara nga ditët e vranëta gjithmonë mbeten pas nën fuqinë dhe pushtetin e diellit që shkrin gjithçka të errët në natyrën e pafundme dhe në shpirtrat e mëdhenj njerëzorë.

Një shpirt i madh Xhane Sherif Imeraj, ka besuar tek drita që depërtonte nga diku, ka shpresuar ta përqafojë dikur krejt diellin në madhninë e dashnisë së tij, rrethuar pranë vetes nga vargjet që regëtinin njolla shprese dhe përkëdhelja e jashtëzakonshme e familjes se mrekullueshme. Ka rikuperuar kohën e pakët të dritës dhe kohën e humbur, ka filluar të ecë me hapat dhe ritmin e brezit të vet dhe pasionet e fshehura dhe vrullin poetik tashmë ka gatuar një libër të bukur, me disiplinë artistike, përplot dashuri dhe dedikime dinjitoze, me figuracion të lëmuar me brishtësi, duke gdhendur ngadalë dhe me besim vargjet e veta dhe duke shtruar udhën e garantuar për botimet e ardhshme.Ajo ndihet thjesht, natyrshëm dhe mjaft imponuese si “një motiv në pulsin e jetës”!

Poezia e saj “Jam kompozim” më së miri e dëshmon profiling e saj dhe ngjan si një himn:
Jam kompozim,
simfoni thurur me rreze,
ylber që sfidoj shiun, vjeshtën, dëborën e re, të vjetrën, stinët
... Jam motiv në pulsin e jetës!
Ajo ka duruar shumë, ka reflektuar në pikëpamje jetësore dhe letrare, ka njohur duke lexuar dhe duke u bërë pjesë e debatit dhe zhvillimit kulturor përmes komunikimit me poezinë dhe letërsinë bashkekohore, sidomos pasi ka vënë në praktikë Faqen e saj kulturore “Tropoja poetike” , rreth të cilës tash mblidhen shumë artistë dhe poetë nga Tropoja dhe më gjërë nga vise tjera shqiptare. Ka fituar përvojë si administratore, por edhe ka qënë aktive në debatin kulturor, duke krijuar personalitet dhe mature.Kjo shfaqet edhe në vargjet e saj, ku shtrimi dhe pesha e vargjeve të krijojnë idenë e një “rruge” të bukur, nëpër të cilën të josh të “ecësh”shpirtërisht, duke përfituar ndjenja të këndshme, gjatë një leximi me një frymë:
E humbur mjegullës dhe shiut
pellg syve të mi,
kujtimeve gjysmëdavaritura,
bri zjarrit të shuar gjer në një shkëndi.
Fshehur streh shpirtit dhe qiellit
duke pritur të lindë dielli,
shkreptinte, gjëmonte lart,
mbi ëndërra, netëve të ftohta,
shi-borë-dimrit.
E humbur humusit të harresës,
njëqind vjet vdekur, ngjallur ditën e shpresës!...

Poetja e re ka një sy realist dhe të rreptë poetik, nga metrika e vargjeve të saj gjithkush mundet ta zbulojë dhe rijetojë potikisht një copë jetë të vetë, të çmuar, që diku është fshehur motmoteve dhe tash zgjohet ndryshe në kujtim:
Nëse e sheh një sy që qan,
lëre të shuaj mall! 
Nëse e sheh një sy që qesh, lëre të gëzojë jetë!
Nëse e sheh një sy që flet, lëre të rrëfejë dert!
Nëse e sheh një sy që fshihet, lëre të mbulojë kujtimet!...
Bota e vjetër, fshehur hera herës pas maskave e trondit përjetimin e ditës së poetes, i ngjan me një hartë të pazot, natyrshëm fokusi i saj i gjërë dhe kompleks i konsiderimit të jetës si aktivitet i denjë dhe kontribut, perpiqet vazhdimisht të thyejë tabutë dhe klishetë, shekulli i poetes është shekulli i dritës dhe optimizmit të paskaj.Ndaj poezia e saj e butë, pa bertimë, modeste dhe e sinqertë si një muzikë shiu pas një thatësire shkrumbuese, vjen dhe depërton në memorien tonë , duke i transmetuar nota lirike të këndshme, aq më tepër kur atmosfera e tyre aq shpesh përkon me atë çfarë sot prêt ai lexuesi i rrallë i poezisë, ndjenjë solide, shpresë dhe realizëm:
Muza si sorkadhe lëndinë më lëndinë më hedh,
diku përlotem malluar, diku lule mbledh...
Lartësive ëndërroj që nga mrizet e shpirtit,
në rimë e hedh vargun kapur pas rrezeve të diellit... 
Gjithë thesaret e tokës vlerë e panumëruar,
pasuria e shpirtit mbi gjithçka kaluar...
Kur të iki, nëse rikthehem dua të jem poezi,
një strofë, yjet dhe hëna, tjetrën dielli me rrezet e tij...


Libri ka strukturë, rrjedhje kronologjike të natyrshme sipas tematikës dhe këndvështrimit të poetes për botën dhe veten, një muzikalitet të ëmbël, thjeshtësi dhe kësisoj komunikimi dhe prekja tek lexuesi mbetet e garantuar.Guximi për një varg më të shlirë, që njëfarsoj bëhet më rebel dhe thyen rregulla, moskufizimi ndonjëherë i vargut brenda një kornize”detyruese”, zgjerimi tematik, do ta bënin atë më të afrueshëm dhe më të besueshëm , më serioz dhe akoma më të prekshëm tek lexuesit ithtarë dhe besnikë të poezisë së mire.Pas kohës së pakët të dritës, befas gufon vala e shfrenuar e dritës, Xhane Sherif Imeraj premton me këtë libër ti qaset në të ardhmen kësaj vale:
Duro, duro,
por dhe vrapo,
ec, sikur dhe gjysmë hap,
fundi nuk është me ndoshta!
Duro, duro, beso shumë dhe lutu fort, do të dëgjohesh ndoshta!...

SHTATOR 2018

---------------------
Botuar tek Limit.al. "Media/News Company"

http://limit.al/2018/09/25/dielli-si-metafore-e-jetes/?fbclid=IwAR1oSb16jkDL1oQVWWtvorzAAzy_Itsbsz4LrFCsNjY4TJRf3r45oBTSIsk

Botuar gjithashtu dhe në gazetëne e përmujshme "Tropoja" , Tetor 2018 

.
                                                              FALEMINDERIT!





Libri për fëmijët mbase duhet të jetë pak “naiv”, por jo më shumë se vet fëmijet!




RECENSION – nga Xhane Imeraj     


                    




“Bejeni të udhës, që kurrë të mos u dhuroni fëmijëve as edhe një libër pa e lexuar ju vet më parë ” Fituesi i Çmimit Nobel në letërsi (1925) George Bernard Shaw
… Ndaj kur shkruajmë për këtë moshë, duhet patjetër që shkruesi t’iu përshtatet lexuesve për të cilet shkruan, botës së tyre, thjeshtësisë së tyre , fjalorit të tyre të çilter dhe të bukur , edhe pse në zgjerim e sipër me fjalë të reja për ta, si dhe me avancimin e diturisë së tyre. Shkurtimisht mund të themi se autorët që marrin përsipër, apo më mirë të themi, dëshirojnë dhe frymëzohen për të shkruar për fëmijet , duhet të bëhen paksa fëmijë, të zbresin në naivitetin e tyre që vet mosha ua favorizon në përjudhen më të bukur të jetës, që të arrijnë vërtet të tërheqin vëmëndjen dhe lexueshmërinë e tyre, dhe brenda “zbritjes” së tyre normalisht të kenë edhe lartësinë e të shprehurit të vlerave, lartësinë e mendimit dhe të mesazhit që deshirojnë dhe duhet t’iu përcjellin , por pa ua vështirësuar lexueshmërinë dhe të kuptuarit, shkrimet e tyre të jenë  sa më të përceptueshëm që fëmijet të arrijnë të përvetësojnë ajken e mendimit që autori apo autorja po përpiqen t’iu servirin.
Siç nuk është e lehtë dhe duhet kujdes i vazhdueshëm për mirëushqyerien e fëmijëve me ushqime të shendetsheme dhe me plot vitamina jete , po ashtu, edhe të shkruash për fëmijet pra nuk është e lehtë dhe duhet përzgjedhur mirë edhe ky “ushqim” i mendjes së tyre. Do ishte më mirë që t’i lejojmë të bëjnë ndonjë lojë spontane brenda fantazisë së tyre përrallore, se sa t’iu marrësh kohë nga koha e tyre e artë , duke i dhënë në dorë libra të pa vlera , ku bien nën nivelin e fëmijes , apo ku libri  është aq i lartë sa që fëmija nuk e arrin dot. Dhe kryesisht fjalen e kam  per librat jashtëshkollorë, por pse jo edhe ata shkollorë, për të cilët me aq sa kam mundur të verej dhe të lexoj, lënë për të deshiruar shumë prej tyre, qoftë nga përmbajtja e shkrimit apo dhe materiali, cilsia e librit i cili me një të lexuar u shkërmoqet fëmijeve fletë – fletë në dorë. Kur shkruajm pra për këto krijesa të brishta dhe kaq të mrekullueshme, i tillë duhet të jetë edhe libri, i bukur, i çiltër, i dashur dhe me plot pozitivitete brenda, këshilla të ëmbla , lojë, humor, muza dhe fjalë të mirëshpjeguara, të mos mbajnë në brendësinë e tyre urrejtje, pikëllime, lot, të paktën jo në ngjyrat e tyre reale, por të përshkallëzuar gjer në atë masë , që nuk ndikon me tepri në emocionet e fëmijes.  Gjuhën shqipe e kemi të pasur, plot sinonime mund të përdorim për një fjalë që t`i japim trajtë sa më të përshtatshme për fëmijët, ngjyra sa më të qarta por edhe të lehta njëkohësisht, figracione etj, poeti ka një minjerë fjalësh të cilat mund t`i gdhëndë si askush tjetër, po ashtu edhe shkrimtari. Pra, sa më shumë shembuj të mirë, dashuri për jeten, për prinderit, famijlen, shkollen , shoqërinë, vendlindjen , atëdheun , botën, natyren,  artin , sportin, shkencen për çdo gjë që do i duhet realisht në jetë , dhe e gjithë kjo e sjellur sa më me estetikë, me figuracione të larmishme dhe të këndëshme, që fëmijët të rrembehen nga libri, e nga ana tjetër edhe ata ta rrëmbejnë librin brenda vetëvetë, brenda njohurive të tyre në rritje e sipër.
 Është bukur të shkruash për fëmijet, kaq bukur, është si të mbledhesh lule gjithë diten, ku asnjë lule nuk është njelloj me tjetrën , dhe në darkë të mbashë në duar buqeten më të bukur të thurur ndonjëherë.
Të nderuar prindër, dua t`iu drejtohem edhe ju, biles me lutje…  Kujdesuni për shëndetin e mendjes dhe intelektit të fëmijes tuaj , ushqejeni fëmijen tuaj me vlera, që nesër të shpalosin po të tilla vlera edhe më shumë,  për vete dhe të tjeret në të miren e përbashkët. Përzgjedheni literaturen që  u ofroni fëmijëve tuaj me një përkujdesje të veçantë, mos lejoni që fëmijet tuaj të keq ushqejnë mendjen e tyre të ndritur, sepse pikërisht ky lloj ushqimi do jetë pengesa më e madhe në jetën e tyre . Sot librat janë bërë lumë, por jo gjithë lumenjtë janë të kthjellët , dhe jo të gjithë sjellin prurje në detin e diturisë dhe të vlerave. Kritika e mirëfilltë duhet të luaj rolin e saj ashtu siç duhet, ajo duhet që t`i hedhë në “site të imët”  librat duke përzgjedhur  më të vlefshmit, më të realizuarit, letersinë e vërtet ,  me këtë veprim i kthejmë nderin edhe vet librit, respektojmë penen, autorin, lexuesin. Një thënje tjetër po nga George Bernard Shaw , thotë:
 “Kujdes nga dituria e devijuar sepse ajo është më e rrezikshme se padituria”.

Kisha kohë që doja të shkruaja në fakt në lidhje me sa më lartë , dhe do vazhdoj të shkruaj,  në të miren e brezit të sotëm që neser do jetë ardhmëria. E ndjejë edhe si detyrim ndaj nipërve dhe mbesave të mia, si dhe ndajë gjithë fëmijëve. Të gjithë kemi detyrime ndaj tyre që t`iu hapim dritaret të reja , t`iu dhurojmë hapsira të bollshme që ata të arrijnë të fluturojnë drejtë rrezës së diturisë si zogjt nën rrezet e diellit. Dhe pikërisht për këtë shkrim më nxiti edhe më shumë libri me titull ” A FLET ATDHEU ” liber ky me vjersha për fëmijë dhe të rinjë, të rinjë adoleshent mund të themi, të autorit nga Istogu/ Maxhun Osmanaj . Me Z. Osmanaj, poetin dhe mësuesin e nderuar , pata mirësinë të njihesha , gjatë Manifestimit të ” Ora e Poezisë” që u mbajt më 21 maj 2016, në qytetin alpin të Bajram Curri-t , e pikërisht në Muzeun e qytetit, ku teksa po përshëndeteshim pas mbarimit të këtij manifestimi dhe pasi m’u prezantua, se ne nuk njifeshim më parë, me shumë rrespekt më dhuroj dhe këtë libër të shkëputur nga krijimtaria e tij, për të cilin atë ditë e falenderova në mënyrë të mirësjelltë, thjeshtë për dhuraten dhe respektin, por falenderimin e plotë dua t’ia bëj sot, pasi i mora nektarin këtij libri , që arrita pikërisht ta lexoj  me daten 21 korrik , dhe pikërisht dy muaj më vonë që nga dita e dhurimit , nga proukupimet e shumta, koha e zënë etj,  por gjithsesi, tashmë u bë libër i lexuar nga unë. E kam lexuar këtë liber për rreth dy orë, pa shkëputje, dhe kjo falë lumit të poezive që më rrembeu në lundrimin e tij . Unë nuk futem tek asnjëra kategori që i përket ky libër, pra as fëmijë as adoleshente, por pavarsisht më dhuroj ndjesi shumë të mira dhe pozitive gjatë leximit të tij
Ndaj dhe vendosa të shkruaj edhe për këtë libër, realisht e ndjeva të shkruaj për këtë vlerë që  t`iu bëj me dije se vërtet është një dhuratë shumë e mirë për fëmijet tuaj. Jo, nuk them se është super libër , nuk them është madhështorë dhe se i ka thënë të gjitha, as qe nuk ka ndonjë gjë që edhe mund të ishte thënë apo bërë më bukur, por vërtet e përgjithshmja është e mbushur me vlerë reale për lexueshmërinë e tyre. Është një libër me plot “vitamina” për fëmijet të cilet do ta gjejnë veten mjaft komod dhe shëndetshëm brenda tij, si dhe plotësisht në botën e tyre, plus njohurive dhe vlera të shtuara nga autori, që kaq mjeshtërishtë dhe me thjeshtësi ka sjellur copëza jete nga jeta e tyre, por edhe të atyre përreth .. Do kenë se ç`të mësojnë dhe do kalojnë kohë të mirë me këtë mik të urtë . E përgëzoj autorin, Z. Maxhun Osmanaj për këtë gershetim të bukur të këtyre vargjeve, për këtë “gatim” të këndshëm dhe mjaft ushqyes që u servirë kryesisht fëmijeve në këtë “sofer”/ libër të begatë. Mire, le  të hymë paksa në këtë “guzhinë”  të bekuar dhe të ndalemi tek disa prej “gatimeve” të saj,  le të provojmë ndonjëren prej tyre  dhe të shikojmë  se ç`shije do na lërë, të shikojmë se sa bukur shprehet autori dhe se ç`tryeezë të pasur që na ofron, si psh; – në poezinë me titull ” SYTË E FËMIJËS” :- …Sytë e fëmijës janë kaltri / Ara me lule, me grurë / Janë më e ndritura ardhmëri / Diell që nuk perëndon kurrë / ……Sytë e fëmijës janë bota / bukuria e lulës, mjaltë, nektar / Oh, sytë e fëmijës janë lindjet / E të gjitha agimeve veshur me ar / …Sa bukur është shprehur atori në këto vargje , sa dashuri , sa adhurim për filizat e njomë, për ardhmërinë.
Autori duke qënë edhe mësues, patjetër që vargjet e tij përveç se të pasura janë edhe më pranë fëmijëve, dhe doemos që i ka kushtuar një poezi edhe nxënësit të klasës së parë, e cila titullohet …”UDHËTARI I DITURISË” :- …E nis rrugën e diturisë / Më të çmuarën në botë / Me hapat e fëmijërisë / Ëmbël rrugton nga sot / ……Paç fat të bardhë, o pëllumb / Për këtë rrugë me kthesa / Në këtë det të thellë, të pafund / kurrë mos të të lodhi djersa / …..Me mësuesin krye-arkitekt / Do ta pushtosh botën pa pra / Do të vësh themelet për jetë / Në të fuqishmen – kala.   Një vargëzim kaq i bukur, i thjeshtë, largëpamës  dhe ndriçues në rrugën e ardhmërisë !
Ndërsa në poezinë me titull “ATDHEU IM SHPIRTËROR” :- … Atdheu im nuk është / Veç n`hartë i vizatuar, / Por edhe diell i mëngjesit / Dhe muzg i perënduar./ … Atdheu im është fjalë e prindërve / Këshilla e mësuesit në klasë / Përrockë, lumë a det / Që përherë di të buçasë / … Atdheu im janë këngët / Ninullat e përkundura në djep, / AdemJasharët e GjergjElezAlitë / Atdhe jemi ne vetë /… Atdheu im janë lisat rrënjëhollë / Që çdo ditë i bëjnë ballë stuhisë; / Fatosat, nxënësit, studentët-/ Kala e pamposhtur e ardhmërisë . Në këto vargje autori shprehet me një atdhe-dashuri kaq sublime, të thellë dhe të bukur nëpërmjet shprehisë së tij të thjeshtë dhe fjalëve të arta …. Edhe një, edhe një, e të gjitha poezitë të bëjnë për vete me vargëzimin ndriçues, rrëfyes, këshillues dhe të bukur. Të citojmë edhe këtë katërvargësh të bukur që titullohet “MËNGJESET E MIA “ :- O, s`paska gjë më të mirë / Se në kopshtin e jetës të frymosh nektar / Lulet i sheh duke çelë / Gjithnjë për një fillim të mbarë.

Ka plot vargje të bukura në këtë libër, ku fëmijet do kënaqen dhe do mësojnë prej tyre…Në dukje ngjan si një liber i vogël , por që përmbanë afro 100 poezi që shprehin dhe dhurojnë aq shumë dhe padyshim që vlera e tyre kalon përtej kopertinës horizonteve të dijes…
Dhe së fundi, poetit të nderuar Maxhun Osmanaj i uroj penë të ndritur për të vegjel dhe të rritur , krijimtari të begatë dhe shumë suksese.
Uroj të kem thënë më shumë seç kam shkruar në tërsinë e këtij shkrimi .
Faleminderit lexueshmërisë.
Xhane IMERAJ  
   Tiranë
30/07/2016     
Botuar tek  Portali Zëri i Shqiptarëve – Voal
https://www.voal.ch/libri-per-femijet-mbase-duhet-te-jete-pak-naiv-por-jo-me-shume-se-vet-femijet-nga-xhane-imeraj/

Një roman triller mjaft tërheqës



RECENSION – nga Xhane Imeraj   

                                       


Nuk më ndodh shpesh të lexoj libra triller, por kur zë t`i lexoj, e tashmë janë bërë disa të tillë, se heq dot nga dora pa e përfunduar së lexuari brenda dite, qoftë ai një libër edhe me 316 faqe , siç ishte libri me titull “Ajo e Errëta” e autorit të ri në moshë por jo dhe aq si autor, Enkelejd Lamaj.

→ Si fillim, le të ndalemi pak tek ky zhanër/pak historik:

“Odiseja”, e fund shekullit të VIII p.e.s. njohur si një nga dy poemat epike greke të lashta, që i atribuohen Homerit, është një nga tregimet më të vjetra në botën perëndimore dhe konsiderohet si një prototip i hershëm i trillerit.

Siç duket qartë, një fushë apo thënë ndryshe një zhanër me zanafillë shumë të lashtë. Një zhanër shumë i rrahur nga pena dhe imagjinata e autoreve pothuajse në mbarë botën, që me kalimin e viteve është pasuruar edhe me shumë nën-zhanër të tjerë, të cilët shpeshherë i mbivendosen njëri-tjetrit.

Zhanëri triller, është një zhanër i letërsisë që zakonisht përfshin komplote me ritme të shpejta, skena të shumta veprimi dhe zhvillim të kufizuar të karakterit. Trilleri karakterizohet dhe përcaktohet nga situatat që krijohen, duke i dhënë lexuesit apo shikuesit ndjenjën e pritjes, të papriturës, heshtjes dhe ankthit.

Sot romanet e trillerit ofrojnë një gam të pasur letrare duke përfshin një larmi të gjerë tematikash - ligjin, spiunazhin, veprim-aventurën, botën e krimit, mjekësinë, policinë dhe krimin, romancën, historinë, politikën, teknologjinë dhe fenë. Si shembull të hershem (pa shumë përzgjedhje) të këtij zhanëre në literature mund të përmendim, “Lufta e botëve” nga Herbert George Wells (1898) një roman i shkencave fikse , një triller klasik, i cili ishte një nga trillert pioniere në botë, duke futur këtë zhanër pothuajse të panjohur në atë kohë, dhe më pas për tu mirëpritur në mbarë botën. E kështu plot e plotë libra të tjerë triller nga autor të ndryshëm, atëherë e gjer më sot.

Theksoj se një tjetër zhanë i përngjashem me zhanerin triller ku jo rrallëhere mund t`i ngatërrojë lexuesi, por dhe vet autori mund te bëjë kalimin nga njeri zhaner tek tjetri ne disa moment disi pa kuptuar, është zhaneri horror. Faktori i parë që dallon të dyja zhaneret është se një triller është më psikologjik dhe kërkon më shumë mendime dhe shpjegime se çfarë ndodh brenda një romani apo filmi, ndërsa një horror kryesisht ka gjak dhe gërmadha me veprime të pakujdesshme të dhunës. Zhanëri thriller në të vërtetë paraqet një organizim më praktik dhe realist. Në zhanërin horror tema devijon nga realiteti. Shpesh ky zhanër përfshin më shumë elemente mbinatyrore sesa triller. Ka më shumë gjak, dhe ka më shumë viktima të tmerrshme. Thënë më shkurtimisht, zhanër triller u krijua në mënyrë që të "emocionojë" lexuesit apo shikuesit. Në të kundërt, librat apo filmat horror janë projektuar për të "tmerruar" lexuesit apo shikuesit e tyre. Kjo gjithmone brenda kuadrit letraro-artistik të një libri apo filmi. Edhe pse duhet pranuar pra siç e citova dhe më lart se ditët e sotme zhanret sa vijnë dhe shkrihen me njëri-tjetrin.

Por nga ana tjetër, duke e sjellur fjalën më afër, e pikërisht tek ne lexuesit shqiptarë, të vjen keq kur shikon se ky zhanër është kaq pak i trajtuar në Shqipëri, veçanërishit nga autoret. Mungesa e këtij zhaneri në krijimtarinë e shkrimtarëve tanë e varfëron si letërsinë shqiptare ashtu dhe lexuesit shqiptar.

Vetëm pak ditë më pare, mbase tre-katër ditë përpara se të lexoja librin” Ajo e Errëta” të shkrimtarit Enkelejd Lamaj, lexova një tjetër liber triller me titull -“ TË LUASH ME ZJARRIN”, (-288 faqe, të cilin po ashtu e lexova brenda dite), nga mjeshtërja e romaneve thriller-Tess Gerritsen-“. Nuk ka vend të heq paralele mes ketyre dy autorëve dhe librave të tyre, secili nga autoret më dhuroji kënaqesin e të lexuarit breda të njetit zhaner por në mënyren dhe veçantin e tij. Por shoh hendekun midis mini-botës tonë dhe botës së botëkuptimtë ku jeton autorja, brenda botës së përbashkët. Shoh terrenin e thyer me tatëpjetat tona rrokullimit të hiçit, jo gjithmonë por shpeshherë, ama mjaftueshem sa për të mbetur dritëzbehur në hije. Shoh letërsine tonë, autoret tanë , librat shqip, si dhe sa përkrahen dhe vlersohen në vendin tonë. Sa hapësirë zënë dhe sa mundësi kanë për tu afirmuar dhe për të marr vlersimet e merituara nga lexuesit dhe kritika e mirëfilltë, për të mos mbetur gjithmonë në të njetat ujëra lexueshmërie.

Larmia është thelbësore për një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar, theksojnë mjekët. E kjo në mënyrë figurative vlen dhe për zhanerte e ndryshme të letërsisë dhe “menus” së pasur që duhet t`i shërbehet lexuesit për një shëndet mendor sa më të mirë. Librat e çdo zhaneri kur ata janë cilësorë, janë pasuri që i dhurojnë thesare dije trurit tonë të ndërgjegjshem, të arsyeshem dhe mendimtarë. Librat triller mund të them se janë ushqim dhe sport njëkohësisht , pse jo “cirik” në arenën e imagjinatës tonë.

→ Le të kthehem më konkretisht tek libri triller që `ngacmoj` penën time për sa më lart dhe në vazhdim…

“Ajo e Errëta” një roman triller mjaft tërheqës që të mban të lidhur pas çdo kapitulli, ku autori Enkelejd Lamaj i ka përmbledhur aq mjeshterisht, e shkurtimisht, në mënyrë imponuese pse jo dhe lehtësuese me ato ndarjet e shpeshta ku secila pjesë brënda të tërës mbart qartësisht imazhe dhe figura të trajtuara aq artistikisht a thua po shikon një film, ku përcjellin në mënyrë direkte dhe të tërthortë ndjenjen e pritjes dhe të papriturës, heshtjes, ankthit, hije, fantazma, zëra, shpirtra, emocione që të bëjnë të mbash frymën e të heshtës brenda heshtjes së mistershme duke hyrë përmes leximit në imagjinaten jo pak të bukur por edhe të `llahtarshme` disi horror në ndonjë pjesë të romanit, të autorit. Pa dashur të shuaj aspak kureshtjen e lexuesit që akoma nuk e ka lexuar këtë libër, mund them vetëm një gjë rreth përmbajtjes së tij në mënyrë figurative… Një roman që fillon gati gati qetësisht si një lumë pakëz po pakëz fare i trazuar, vazhdon me lëkundje dhe turbullira të herëpashershëme dhe përfundon në një det plot dallgë, nën qiell të përflkur ku erërat flasin me zë shpirtrash, e ku “Ajo e Errëta” zbardhet apo jo, pjesë e të papriturës që autori rezervon për kureshtjen e lexuesit të tij. Dua ta theksoj se ideja e autorit, sipas asaj çfarë unë arrita të kuptoj dhe të nëkuptoj gjatë leximit është mjaft e goditur, ku përmes romanit të tij të sjellë në mënyrë mjaft të arrirë në zhanërin thriller, godet dashje padashje jo pak
nga realiteti, ngjarje të liga, intriga, sjellje të ulta dhe të pa shpirtëra gjer në mizerje dhe çnjerëzoret që jo rrallëherë kan ndodhur dhe ndodhin vërtet në realitet, duke përjashtuar këtu paksa imgjinaten e shfrenuar të autorit gjë të cilën nuk mund të themi se e hasim gjer në atë masë në realitet por që e kërkon stili i të shkruarit. Dhe pikërisht kjo është e bukura dhe veçanta e këtij zhaneri, të cilin autori e ka ushtruar kaq mjeshtërish në këtë liber, i cili me emocionet e tij të forta, imagjinatën dhe fantazinë e pasur, e rrëmben lexueshmërinë e lexuesit duke i fituar vëmendjen dhe përqendrimin fletë pas flete me suspancen dhe trillet e përdorura. Vendi gjithashtu, ku zhvillohen ngjarjet e këtij romani është sa i bukur në tërësi aq dhe misterioz në disa skuta ku “Ajo e Errëta” gjen terren. Nga përshkrimi i autorit, personazhet ngjajnë interesant pse jo dhe simpatikë, ku të zgjojnë plot ndejesi në rolin e tyre dhe mënyrën se si ata ndërtojnë karakterin e tyre në përfytyrimin tënd si lexues. Mund të them se gjithçka që ofron autori përmes këtij romani, përveç personazheve parësor e dytësore edhe pse gati gati duken të gjithë kryesor, gjithëçka dhe çdo moment është e pasuruar me elementet e përshtatshme të momentit dhe terrenit, asgjë e tepërt, asgjë e stërholluar gjer në bezdisje, gjithkush dhe gjithçka si edhe vetë fjala në këtë roman, është sitemuar dhe mirë “arreduar” nga autori, gje e cila ofron komoditet për lexuesin dhe aspak “xhungel” fjalësh pa ditur ku të kapësh fillin. Pse jo dhe për adhuruesit e filmave triller, unë mendoj se ky roman fare mirë dhe lehtësisht në vijat e përgjithshme , mund të shndërrohet në një film të bukur. Mjafton që një tjetër mjeshtër përtej autorit të romanit , ta shikojë nga këndvështrim regjisorial, pse jo në një të ardhme të shpejtë ta shohim në varjantin film. Përfundimisht dua të falenderoj dhe të përgëzoj autorin Enkelejd Lamja, për këtë liber cilësor e në veçanti në zhanerin e thrillerit ku lexuesi kalon një aventurë imagjinare me emocione dhe mbresa të kësaj natyre. Në një far mënyre librat triller janë një `sfidë`për lexuesin për të thyer monotoninë e të lundruarit në ujrat e njëta dhe të qeta ndonjëherë gjer në monotoni.

Sipas David Corbett:- “Misioni i çdo shkrimtari është t`i jape lexuesit atë që dëshiron në një mënyrë që ai nuk e pret.”

Autori i këtij libri Z. Enkelejd Lamaj ka arritur ta bëj shumë mirë këtë gjë, për lexuesit e tij. Një libër që si lexuesin ashtu dhe bibliotekën e tij, do e pasurojë në menyre të veçantë dhe të pasur përmes artit të bukur të të shkruarit në këtë zhanër.






Botuar tek Gazeta Nacional , e diel, 23 shtator 2018