Wednesday, May 30, 2018

VLERA E SHPIRTIT TIM




VEÇ NJË


Qindra vjet në shifra
ndoshta mund të duken shumë,
një do të donim vërtet
që të mos kishte fund.

Brënda këtij numri
nuk ka kufi dëshira,
si pulëbardhat përmbi det
fluturojnë ëndrrat e lira.

Kërkojmë shumë në shifra 
nga të tjerët,kërkojmë shumë,
harrojmë se veç një jetë na duhet
një jetë që ta kemi pa fund. 
        





VLERA E SHPIRTIT TIM, poezi, 2009
Botues KRISTALINA - KH


Saturday, May 26, 2018

VEÇ LOTI

                                   



                                       

Nuk është nata
e tëra natë,as koha e tëra kohë,
as vjeshta e tëra vjeshtë,
as shiu i tëri shi,
as ëndrra e tëra ëndërr,
as pritja e tëra pritje, 
as malli i tëri mall,
as kënga e tëra këngë,
as vaji i tëri vaj, 
as fjala e tëra fjalë,
as heshtja e tëra heshtje, 
as fryma e tëra frymë,
as njeriu i tëri njeri,as jeta e tëra jetë...                                                  
Nuk janë!

Veç loti,
loti është i tëri lot!







                                                                                                               Xhane Imeraj