Tuesday, March 5, 2019

JAM JETA

                                JAM JETA


JAM JETA 

Jam femër,
nënë, vajzë,

motër, grua...
Jam prehëriqë ju rrit,

jam dora që ju gatuan,
jam ninulla, 
bekimi,
jam loti më i thellëi zemrës, 
i shpirtit -aty ku buron dashuriaajo,
 e vërteta!
Jam ëndrra natë-ditë,
jam realiteti ditë-natë,
jam jeta,
gjysma,
gjysma e së tërës.


E tëra

  asgjë pa mua!...










• Poezi e shkëputur nga libri me titull “Koha e Pakët e Dritës”