… sa janë të vogla, fëmije , duken lozonjare, të qeshura, përkëdhelëse, të bukura, të ëmbla , shejtane, të djallëzuara, si magjistare të vogla … Nuk e di por janë të adhurueshme për mënyren e tyre sesi ato shprehin me tërë qenjen e tyre jetë të gjallë, gjallëri sfiduese ndaj klimes, ndaj fatit, ndaj ashpersise gjinore, racore, mohimeve , pamundesive, athua se kanë zbritur nga një tjetër planet , për të jetuar ca ditë këtu, ca ditë atje , as shtëpi as çati, shpeshherë edhe të parregjistruara , thjeshte ato dhe emrat e tyre të bukur.
… ato ngjajnë si ato lulet që guxojnë të lulëzojnë dhe të rriten ashpërsive… Jeta e tyre është një luftë, një luftë e dhimbshme… luftë për mbijetesë, që nuk din ku të gjejë preh as paqe .
Në jetë nuk më ka renë rasti të kem komshinjë ndonjë familje romesh dhe as ndonjë komunikim shoqëror me ndonjë prej tyre që të arrij t`i njoh nga afër … Por që, patjeter i kam parë nga larg lagjet ku ata banojnë , çadrat, ato shtëpitë e arnuara , oborret , rrethinat e tyre, fëmijet dhe ata vetë në rrugë, treg apo në ndonjë vend publik.
Shpeshherë, shpirtërisht nuk jam ndjerë mirë teksa mendoj jetesen e tyre sidomos këtu në Shqipëri, teksa kam pare varfërinë e tyre të skajshme, apo menyra sesi trajtohen qoftë dhe brenda komunitetit të tyre por jo vetem aty, sidomos grate , vajzat, fëmijet …
Vite më pare kam njohur një infermiere rome, e cila quhej Anila. Ajo ishte diku rreth të tridhjetave ndoshta pak më e madhe … Ishte simpatke, mund të them edhe e bukur, por këtë bukuri e kishte disi të vrarë, pasi asaj nuk i qeshte fytyra, nuk i qeshnin sytë, nuk i qeshte buza… Mbaj mend , pasi nuk është se jam interesuar të mosoj për jeten e saj , nuk kisha arsyje të interesohesha… por, si padashje mbaj mend të kem dëgjuar se ajo më pare kishte studiuar për mjeksi , që më vonë të bëhej mjeke , por që nuk kishte arritur të diplomohej si mjeke, edhe pas shumë provimeve që kishte dhënë, e kjo siç thuhej për shkak të prejardhjes së saj, paragjykim , racizëm ….
Si infermere ishte e mrekullueshem ,kishte nga ata pacient që nuk e pranonin , por kishte edhe nga ata pacient që shikonin me padurim nëse kishte ardhur Anila apo jo, një prej të cilëve isha unë . Ajo ishte shumë e mire , e aftë dhe e bindëse në dhenjen e këshillave mjekësore për ata që e pranon dhe nuk e paragjykonin, thjeshtë dhe vetem se ishte rome … Mbaj mend se bisedoja ndonjeherë me të , dhe ishte aq e qetë, me një zë të butë dhe e embel , si padashje ajo çelej me mua , qeshte që nga larg kur më shikonte që po e prisja , doren e saj të lehtë si pupël në të bërit e gjilpërës dhe “kurimin” e saj psikologji teksa më fliste si shoqe , mike, mjeke, informer por mbi të gjitha njerëzore e thjeshtë.
Kisha kohë, mbase 3-4 vite që nuk e kisha parë, nuk e kisha takuar... Një ditë rastësisht , e takoj në një autobus të tej mbushur … dhe teksa e pash i ndriti fytyra si diell edhe mua gjithashtu, pasi arritem të kalonim njerëzit që kishim ndërmjet, u takuam dhe u përqafuam si dy mike të dashura…. Mua as që më binte përshtypje madje e kasha harruar se ajo ishte rome, madje atë ditë ishte veshur pothuajse me ato fustanet karakteristike të tyre , plot lule dhe ngjyra … Ne filluam të flisnim dhe të qeshnim papushuar, aq ëmbël aq bukur … duke mos e pasur mendjen fare tek të tjeret, papritur vumë re , që pjesa më e madhe e pasagjerëve që kishim përreth në autobus kishin rënë në një lloj qetësije të përzier me pëshpëritje …dhe me disa vështrime jo aq të pranueshme , disi përbuzëse, më shumë kundrejt meje ... “ çdo kjo , që përqafohej me një rome” … Anila e kuptoji situaten , për të nuk ishte hera e pare që ndodhej në diskriminim apo racizma të tille , dhe më tha… “…Xhane , më vjen keq që gjendesh në këtë situate për shkakun tim…” , unë qesha , e përqafova dhe njëherë dhe i thash : “ Mua do më vinte keq mos të të takoja ty … më kishte marr malli …
Dhe vërtet më kishte marr malli , mbase jo thjeshtë vetem për Anilen e dashur, por, më kishte marr malli për atë lloj njeriu . atë lloj dashuri të druajtur por aq njerëzore.
Dhe në këto moment që po shkruaj më erdhi ndërmen një thenjë e Shenjtores NËNË TEREZA:
“ Po të rrimë duke i gjykuar njerëzit , nuk do kemi kohë t`i duam”
Unë nuk kisha kohë ta paragjykoja Anilen, kisha kohë vetem ta doja , ta respektoja si çdo njeri tjeter. Ajo ishte si unë, unë isha si ajo …NJERI .
Do të doja të bëhet më shumë për këtë komunitet, jeta e tyre të përmirësohet në të gjitha drejtimet, dhe të jenë më të pranueshem në gjirin e shoqërisë tonë.
Tiranë
8 Prill 2021 / - Dita Ndërkombëtare e Romëve
• Foto pikture (Web)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.