Shishtavec,
Kukës
“ Ai që ka dy
bukë të ëmbla ,
le ta shesin
njerën prej tyre për disa lule Narcist,
sepse buka është
ushqim për trupin,
por Narcist
është ushqim i shpirtit “. ~ (P.M)
Një
udhëtim vërtet shumë i bukur, mes Shishtavec, Kukës, nën shoqërimin e organizatorëve të kësaj guide
Udhërrëfyesit turistik Kombëtar , Menduh Zavalani, dhe specialistit të
florës, Inxh. Abdulla Diku.
Natyra shqiptare është një bekim.Të pafundme dhe tejet të mrekullueshme viset e saj. Një të tillë mrekulli e gjetem edhe në Shishtavec, me pafund peizazhe mahnitëse, me dëborë të pashkrirë në plis të maleve të larta, e njëkohësisht, bimësia ishte xhungël e vërtet pranverore, pafundësi bimësh dhe lulesh, dhe masive pyjore kryesisht ato me mështekën dhe pishë, si dhe një ndër më specialet në këtë periudhe, lëndinat me lule zambaku, zambakun e poetit. Zambaku i poetit (Narcissus poeticus) , për të cilë na foli me njohuri të thelluara specialisti i florës z. Abdulla Diku, duke na sjellur informacion jo vetëm botanike. Na foli rreth rëndesisë së saj mjekësore në kohë të hershme, dhe në veçanti përdorimi në industrinë e parfumërisë, vaji i të cilit përdoret si përbërës kryesor në shumë parfume të njohura. Gjithashtu na foli edhe për legjendën e famshme Greke të Narcisit… pse quhej kjo lule kështu, si dhe legjendën shqiptare rreth kësaj luleje, e plot informacione të tjera. Inxh. Abdulla Diku, tashmë si i fushës, njihet si një promovues profesionist i natyrës Shqiptare, qoftë nëpërmjet postimeve të tij të shumta në rrjetet sociale, foto dhe video bashkangjitur dhe me mjaftë informacion të detajuara, ku jo pak miq dhe ndjekës të tij janë përfshirë të mrekulluar pas natyrës së bukur të ekspozuar në fotot e bukura të realizuara nga vetë ai. Duke zgjuar kështu tek shumë njerëz dëshirën e e bukur të udhëtimeve, pse jo të një lloj turizmi risi për vendin tonë , atë të "Turizmit të luleve", një turizëm ky elitar në mjaft vende të botës, që fare mirë mund të zhvillohet edhe në vendin tonë, ku sipas studiuesve, në Shqipëri rriten rreth 47% e llojeve të bimëve të Ballkanit dhe 30% e llojeve të bimëve të Evropës. Dhe pikërisht, nëpërmjet ndihmës së studiuesve dhe specialistëve të florës, mund të realizohet një turizëm sa i shëndetshëm, estetik, edukativ dhe kulturor, i cili rrjedhimisht do të sjellë edhe rritje të aktiviteteve ekonomike, vende të reja punë etj. E mbi të gjitha do sillte një lloj tjetër promovimi të vendi tonë.
Udhëtimi
ynë të shtunën, 12 qershor 2021 në Shishtavec , mund të them se ishte një
turizem i tillë. Përveç grupit tonë, aty gjetem edhe të tjerë vizitor dhe
adhurues të Narcistit, Zambakut të
poetit … të gjithë u zhytem nën petalet borë të baradha të zambakut dhe aromen
e saj të mrekullueshme, në ato pllaja që dukeshin sikur nuk kishin fund. Të
rrethuara dhe nga malet plot pemë dhe
gjelbërim, me pezazhe mahnitëse, dukej vërtet si një parajsë. Për ajrin, oksigjenin në atë vend,
frymëmarrjen që nuk e dije në e merrje apo vetë depërtonte tejpërtej mushkërive
dhe çdo qelizë të trupit, duke të rigjeneruar dhe lehtësuar , dalngadalë duke u
bërë një me natyren dhe rrjedhen e saj.
Nuk
mungoi as libri, poezia, piktura (amatore), dhe duke qenë në habitatin e
zambakut të poetit... " ti Xhane,
je në habitatin tënd .." filluan bashkëudhëtarët të më thonin me vlerësim
dhe dashamirësi menjëherë sapo e mësuan se unë jam poete, duke i bashkangjitur
edhe dëshirën që unë t`ju lexoja disa poezi nga libri im, të cilin e kisha
natyrisht me vete. Në pak minuta u krijua
një atmosferë tepër e bukur nën
interpretimit e poezive, në një vend të tillë përrallorë, dhe përpara disa
personave të mrekullueshëm, që dinë t`i japin vlera të çmueshme minutës,
momentit, dashamirës të së bukurës, natyrës, artit dhe letërsisë, që më
falenderuan dhe më duartrokiten me sinqeritet dhe ngrohtësi për kënaqësinë që
ju dhurova, ku paralel isha unë ajo që i falenderova dhe doja t`i falenderoja
pafund , për çastet magjike e të paharrueshme që përjetova përball tyre. Kaq
pak dhe shumë kërkon një poet, një shpirt poetik !
Gjatë
gjithë udhëtimit, përveç panoramës së mrekullueshme që ofronte natyra, ishte udhërrëfyesi
mjaft i përgatitur z. Zavalani që e pasuroi gjithashtu këtë udhëtim me plot informacione historike, gjeografike, demografike dhe
kulturore të zonës për ku ishim nisur dhe mbërritëm.
Të
tilla udhëtime përveçse mjaft të shëndetshme , janë dhe shumë informuese dhe të
domosdoshme për njohjen dhe vlersimin edhe më të madh të asaj çfare kjo
mrekulli që quhet SHQIPËRI, dhe kudo viseve të atdheut tonë, na ofron.
Filloni
të planifikoni dhe të bëni udhëtime të tilla, nën gudien e turizmit të luleve, sepse
duke udhëtuar pas luleve dhe habitatit të tyre do ju befasojë dhe do ju
mrekullojë natyra me bukuritë e saj, në ato vendet e saj më pak të shetitura
dhe të vëna re nga ky këndvështrim, nga turizmi i zakonshëm.
Vraponi
pas natyrës, dhe do shikoni sesi ajo do vijë pas jush shend e verë.
Xhane
Imeraj
Tiranë,
14. 06. 2021
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.