Tuesday, March 31, 2020

MIRAZH I MJEGULLT



Nuk mund të them: “i kam të gjitha”,
Nuk mund të them: “s’kam asgjë”.

Brenda boshësisë,
heshtjes së mistershme
të paktën rreh zemra
që s’më le të them “nuk kam”, që s’mund të them: “kam”,
“as më mjafton, as më tepron”.

Brenda heshtjes
koha zhurmon
mbetur mbështjellë skeletit si peliçe e vjetër,
gjysmë e grisur,
gjysmë e arnuar.

Po ja që s’mund të them: “nuk kam”, as mund të them: “kam”.
Veshur trishtë
ftohtësisë së stinëve,
ikur pa ikur,
ardhur pa ardhur,
herë mjegullës,
herë shiut
varur në rrezet e diellit, zbritur ylberëve të shpirtit, pellgut të syrit
ku bie e nuk bie
loti i lumit pa shtrat.

Kohës së pakohë
ku s’mund të them: “nuk jam” e nuk e di ku jam
hapësirës se pamatë,
pendë e një zogu
që arriti qiellin,
shenjtërisë së fjalës tokësore...

E përsëri s’mund të them se jam, nuk mund të them se s’jam 

labirintit të kryqëzimeve
ku janë të gjithë,
pa qenë trup, as hije.

Mirazh i mjegullt mërzie...

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.