Botë e çmendur.
E luajtur nga fiqiri,
e rrjedhur,
e matufosur,
e mplakur,
e skaduar,
e helmuar,
e karbonizuar,
e asfiksuar,
skelet i frikshëm
mbetur merimangës
së ligësisë,
zemërkatran,
shpirt e dritëshuar...
Botë mizerje!
Luan kaq egër,
njeriu
vë në shënjestër
njeriun,
i gëzohet vuajtjes,
vdekjes së tjetrit
nga i njëjti lloj...
Botë e gënjeshtërt!
Shpike çdo gjë,
harrove të shpikësh
një botë të qetë
për pafajësinë.
Botë e mbetur si huti*
mjegullnajës
mbi oxhaqet e nxirë
tym e zjarrfikur.
Botë
lëmsh i bërë lëmsh,
nyje e pazgjidhur...
• Nga libri, " KOKA E PAKËT E DRITËS " , ~ Xhane Imeraj , 2019
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.