Monday, September 11, 2023

Viti i ri shkollor...

 “ Na ishte se ç`na ishte shumë pare na kishte kur i numëronte asnjë nuk i shkonte.”


Është ndërtimi, fraza e kësaj gjëegjëze e jo përgjigjia e saj që më erdhi ndërmend sot çuditërisht si një heqje paralele jo e zakonshme me ditën e parë të shkollës, shkollës në përgjithësi, asaj çfarë është “gatuar , si është gatuar dhe si është gëlltitur gjatë këtyre tre dekadave të fundit.

” … shumë pare…asnjë nuk i shkonte…”, rrefen shumë kjo frazë, humbje kohe, humbje vlerash, humbje…

Nuk dua të mohoj mundin dhe punën e shumë prej nxënësve, mësuesve dhe prindërve … Por fatkeqësisht pa pasur nevojë të domosdoshme për të testuar apo për të bërë ndonjë sondazh konkret, dukshem nga kushdo, shihet në çdo ambjent, fushë dhe sferë ku ndodhemi… se niveli arsimor, edukimi, kultura tek femijet, rinia si rrjedhojë dhe shoqërisë sonë… ka renë , dhe ka rënë “ me kokë ..” goditja e secilës ka sjell jo pak çrregullime e pasoja në familjen dhe shoqerinë shqiptare. Vërtet janë hapur shkolla, universitete , mundësi shkollimi brenda dhe jashtë vendit, të diplomuar të gjithë , ama siç duket jemi gënjyer, kemi gënjyer veten me ”..lugë boshe..”

Më kujtohet para disa viteve, në disa institucione të ndryshme , kur ndodhte shpesh të ankoheshim për mos sherbimin e duhur , vonesat, komunikimin e pa sjellshem etj, etj…punonjësit me të cilët atakonim, shumë prej tyre, përgjigjeshin “ Kaq rrogë marr, kaq sherbej…” ?! (..edhe kjo problem në vete..) Por puna nuk bëhet me sa rrogë merr , por me pasion, me dije, me vullnetin e mirë, me meritokracin e pozicionit ku emrohesh e nga ku shoqeria pret më të mirën tënde. Gjyshja ime thoshte : “ Nano.. “Jeta është luftë”, dhe vërtet është e tillë. Ndaj, vendi i punës së gjithsecilit është pozicion “ luftarak” , nga ku secili duhet japë më të mirën, të mbrojë e të ndërtojë veten, familjen , shoqerinë… në të kundërt dashje padashje shndrrohesh në “tradhëtar” se nuk dua të them “armik” i vetës, familjës dhe gjithë shoqërisë , duke hapur shteg të keqes, mungeses së sherbimit, mbrojtjes, ndertimit, edukimit…etj.

Pse gjithë këtë po e lidh sot me shkollen? Sepse shkolla është drita, dielli i mendjes dhe i zhvillimit shoqeror. Baza e asaj çfarë mbjellim sot për të korrur apo vjelur nesër. Themelet e shoqërisë që duam të ndertojmë dhe të trashëgojmë ndër breza. Themelet e zhvillimit.

Mjaft më me gjoja dham mësim, dhe me gjoja mbaruam shkollën … nuk është një ditë , nuk është një muaj, nuk është një vit, është një jetë e cila nuk jetohet me “gjoja” e “ me sikur”.

Nëse jeten e marrim seriozisht, edhe ajo na merr e na shikon seriozisht, nëse tallemi me të, ajo “gajaset” shumëherë më shumë e më keq me ne dhe fatet tona.

Le të mos gënjejmë më veten me lugë boshe , le të mos numërojmë më pare peshku për të blerë asgjën në boshatisjen e formimit, vlerave, zhvillimit dhe integritetit tonë.

Unë kam besim tek Mësuesit tanë të dashur se do e shpetojnë shoqerinë tonë nga varfëria dhe degradimi i mendjes dhe shpirtit. Familja, shkolla, shoqeria, shteti, të githë ne do të të dimë dhe do të mundemi t`i japim dorën vetës të ngrihemi.

Suksese dhe mbarësi gjithë nxënësve, filizave të së ardhmes.

Punë të mbarë dhe suksese gjithë Mësimdhënësve tanë të vërtet… thesare të panumëruara nuk arrijnë dot t`ju shpërblejnë atë çfarë na dhuroni.
Dashuria, respekti dhe mirënohja për Ju nuk mbaron dhe nuk duhet të mbarojë kurrë.

SUKSESE DHE ARRITJE TË VËRTETA!

Xhane Sherif Imeraj
Tiranë
11 Shtator 2023

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.