Forumi letrar i njohur me emblemën “Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” nën kujdesin, përgatitjen, moderimin dhe drejtimin e poetes Xhane Sherif Imeraj në rolin e sekretares, mbështetur si një nëndegë e Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren me kryetar Av. Agron Gjedia, organizuan të dielen datë 17 shtator 2023, në mjediset e Hotel Panoram Dajt, edicionin e shtatë të Manifestimit Letrar.
Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” këtë vit shpalli konkursin letrar kushtuar poetit dhe prozatorit të shquar Millosh Gjergj Nikolla, (Shkodër, 13 tetor 1911 - Torre Pellice, 26 gusht 1938), i njohur me pseudonimin ose emrin e tij të pendës, Migjeni. me rastin e përvjetorit të 85-të të ndarjes nga jeta të një ndër poetët dhe shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. I quajtur ndryshe “shkrimtari i mjerimit” por i njohur edhe si zëri, kushtrimi, thirrja e fuqishme ndaj përfaqësimit dhe energjisë së rinisë tek të cilët ai shikonte ndryshimin dhe të ardhmen e vendit.
Shpallja e konkursit u bë me date 26 qershor 2023, duke publikuar edhe rregullat e kriteret që duhet të ndiqeshin nga autoret që do të konkuronin.
Risi për këtë vit ishte aplikimi i sistemit vlerësues”Blind”, me qellimin e mirë që të realizohej një konkurs sa më dinjitoz. Me vlerësime profesionistësh të besuar dhe të vlerësur nga të gjithë, pa paragjykime, favorizime dhe shteg të lirë per ndërhyrje tek juria. siç ndodhe rendomte ne konkurse dhe veprimtari të ngjashme.
Menjëherë pas shpalljes së konkursit, në posten tonë elektronike, filluan të vine krijime konkuruese nga autorët shqiptarë anembane trojeve Shqiptare dhe Diaspora, gjithsej 62 (gjatëdhjetë e dy) autor, emrat e të cilëve u bënë publik vetëm gjatë Orës Letrare dhe më pas në rrjet.
Krahas festimeve të festës së “Plisit të bardhë” organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare “BYTYÇI” Tiranë-Prizren, e kordinuara edhe me disa Shoqata të tjera kulturore nga disa rrethe dhe krahina të Shqipërisë dhe mbarë trojeve tona, u mbajt edhe takimi letrar.
Ora Letrar filloi rreth ores 12:00. Kishim të pranishëm një numër të respektuar të autorëve konkurues, adhurues të letësisë, miq, e dashamirës të këtij eventi te ardhur nga gjitha viset shqiptare. Filluam pa humbur kohë. Ndryshimi i vendit ku zakonisht zhvillonim Orën Letrare, na solli jo pak vështirësi. Shoqata kishte mundur të siguronte vetem hapsiren jashtë në natyrë për aktivitetin e festës , e ndërsa për zhvillimin e Ores Letrare , nuk kishim mundur të siguronim një salle, apo të pakten një vend në hapsirat e brendshme të Restoran Panorama, që të mund të kishim më së paku qetësi. Takimi u zhvillua në verandë dhe ishim shumë pranë vendit ku zhvillohej festa , këndonin e kërcenin, performonin grupe të shumta artisitke, dhe muzika e lartë, sado që kërkuam të ulnin pak volumin e muzikës, dhe kërkesa jonë patjetër që u dëgjua, përsëri vinte e lartë, dhe me zor që dëgjoheshim, pasi nuk kishim as mikrofon.
Dy tre poet/e edhe u irrituan për të tilla kushte, por nuk kishim ç`të benim, nuk kishim mundësi tjetër.
E shqetësuar për të tilla kushte, ndërmenda për një çast disa vargje të migjenit nga poema e mjerimit… atëherë fillova të mos i vë më re vështirësite dhe me një qetësi, dashuri, nderim dhe respekt ndaj figurës së lartë të letësisë shqipe Migjenit dhe gjithë të pranishmëve dhe atyre që u bënë pjesë me krijimet dhe vlerësimet e tyre, vijova me një zë të ngritur mbi normalen time, që të mund të dëgjohem nga të pranishmit.
Kishim menduar të kemi edhe muzikë të lehtë në sfond dhe interpretimet e vargjeve të Migjenit, por edhe kjo pike nuk u arrit … Si asistente më erdhi në ndihmë gjatë gjithë kohës edhe mbesa ime, gjimnazistja Valbona Imeraj.
Hapja e Orës Letrare ishte me një përshëndetje dhe falenderim nga ana ime për të gjithë konkuruesit të pranishem dhe jo të pranishëm që ju përgjigjen devotshmërisht këtij eventi. Konkurset letrare nuk janë gara sportive, frymëzimi dhe muza nuk e pranojnë këtë. Organizimet e këtyre konkurseve letrare duhet t`i shohim si promovime, takim me miq dhe koleg, shkëmbime përvojash dhe eksperiencash… si dhe kohë e kaluar bukur.
Vazhduam me leximin e emrave të gjashtëdhetë e dy autorëve konkurues. Kodet numerike i vendosem në bazë të mbërritjes kohore të email-ve të dërguara nga secili autoret, pra një vet-rendititje.
Më pas fjalën e mori kryetariri Z. Gjedia. i cili na u bashkua për pak çaste… Përmbledhtazi shprehi ç`kishte për të thënë rreth këtij aktiviteti, përshëndeti dhe uroi pjesmarrësit, pa harruar të kërkonte edhe ndjesë për kushtet jo të përshtatshme, por që nuk kishte gjetur dot zgjidhje tjetër. Pas fjalës së tij Kryetari u largua për tek një tjetër kënd i festës ku kërkohej pranija e tij…
Vazhduam me tej me prezantimin e Jurive. Për vlerësimin e krijimeve konkuruese Poeteka Mbarëkombëtare " Ndue Bytyçi" mundësoi dy juri:
1. Juria Speciale ( sistem vlerësimi "Blind") , e cila kishte kompetencat e zgjedhjes së tre çmimeve të para.
2. Juria e Pranishme , në rolin drejtimit dhe moderimit të këtij eventi si dhe dhenies së çmimeve Speciale dhe Inkurajuese etj.
Në Jurinë Speciale na kanë nderuar me vemendjen, kohën dhe vlerësimin e tyre:
1. Elida Buçpapaj nga Korça, poete, publiciste, përkthyese, bashkeditore me bashkëshortin, poetin dhe studiuesin e shquar Skënder Buçpapaj të platformës mediatike Voal.ch.
2. Timo Merkuri nga Saranda, poet, shkrimtar, studiues
3. Ndue Ukaj nga Kosova, shkrimtar, kritik letrar dhe publicist
4. Albert Vataj, kritik letrar, poet, shkrimtar dhe gazetar
5. Arber Ahmetaj nga Tropoja, eseist, përkthyes, shkrimtar e poet,
6. Kliton Nesturi nga Tirana, prozator, poet, publicist dhe dramaturg
7. Dan Ibrahimi nga Kosova,poet, publicist
8. David Boseta nga Shodra, poet, shkrimtar
9. Albi Lushi nga Kavaja, poet, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
10. Z. Alfons Zeneli nga Tropoja, kritik, poet dhe gazetar i njohur.
Theksoj se emrat e anëtarëve të Jurisë Speciale u përcollen me duartrokitje dhe vlerësim nga të pranishmit.
• Juria e Pranishme:
1. Aziz Bytyçi, poet , gazetar nga Kosova.
2. Vera Istrefi nga Kukësi, poete ( E cila për arsye shëndetësore nuk mundi të vinte) por që vlersimet e saj na i dergoi në email.)
3. Xhane Sherif Imeraj nga Tropoja, anëtare e kryesisë së Shoqatës “ Bytyçi”, sekretare e Poetekes Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” , poete.
• Poetin e nderuar Dan Ibrahimi, meqenëse e kishim të pranishëm, e ftova të na bashkohej që të na plotësonte si panel (pa të drejtë vlerësimi).
Me dëshirën që Ora Letrara të jetë sa më e përmbushur, menduam të kishim të pranishë edhe disa të ftuar, miq të nderuar,
Të ftuarit: :
1. Mbesa e MIGJENI tonë të madh , Znj. Angjelin Ceka së bashku me bashkëshortin e saj Z. Neritan Ceka ….
Për hirë të së vërtetës më është dhënë mundësia t`i njoftoj pak vonë, date 14 shtator 2023, dhe vetëm nëpërmjet një mesazhi në watsApp, numrin e të cilëve e mundësova nëpërmjet një miku të mirë të përbashkët. E megithatë, çifti i nderuar Angjelina dhe Neritan Ceka, paten mirësinë të vlerësonin ftesen tonë, duke na nderuar me pergigjen e tyre, të cilën ua lexova të pranishmëve direkt nga telefoni ..:
“ Ju falenderojmë për ftesen, por ishte e pamundur të merrnim pjesë, për shkak të angazhimeve të mëpareshme. Mbetemi në kontakt për raste të tjera dhe ju urojmë sukses ne veprimtarinë fisnike dhe aktuale.
Neritan dhe Angjelina Ceka “
2. Z.Agim Nikaj , mësues, piktor, poet dhe shkrimtar nga Nikaj Merturi
“KOHËT MIGJENIANE OSE MIGJENSHKRIMET”
… Toka ku mbinë shkrimet migjeniane është e nxehtë. Aty shkrijne akuj e ngrica. …. Jeta me shumëllojshmërinë e veprimtarisë së saj përmban dritën dhe errësirën. Toka qe rrit vargje migjeniane më mirë të mbetet djerr e vendet të mbeten të pabanuara se sa në vajtim.
“ HIJA e THYER” –Ese dhe Skica Letrare – nga Agim Merturi
( Në pa mundësi që të ishte i pranishëm...)
3. Z.Gjokë Sokol , Etnologu, Poeti dhe shkrimtari nga Gjakova . Fatëmirësisht e kishim të pranishëm. Në fjalën e tij përshëndeti takimin dhe pjesëmarrësit dhe interpretoi disa vargje kushtuar Migjenit.
4. Z. Ibrahim Hamzaj, nga Bytyçi, mësues, intelektual shumëprofesionesh, drejtues i suksesshem në disa sektore e veprimtari ku është përfshirë.
( Në pa mundësi të jetë i pranishëm...)
… Në vitin 1960 u hap shkolla e pare fillore në Zherkë.
…u bë një ndërtes e vogël me material rrethanorë, gur e baltë dhe mbuluar me derrasa ahu. Ajo kishte 2 dhoma, një klasë mësimi dhe një drejtori të vogël. Në vitin e parë të hapjes, u regjistruan 17-të nxënës në të katër klasat e fillores… Shkolla filloi rregullisht. Mësimi bëhej me klasa kolektive dhe me sistem 4- oresh. Ky sistem mësimi kërkonte shumë energi dhe një metodë mësimdhënje të veçantë e të kualifikuar…
Kjo shkollë u bë e dalluar në shkallë rrethi dhe qëndronte emri i saj dhe i mësuesit gjithnjë në këndin e shkollave më të mira në qytetin e B. Currit.
I vumë shkollës emrin “ Migjeni”.
Në fillim u refuzua, se ishte shumë emër i madh për një shkollë të vogël, por kur e argumentova, se ky emër ka në thelb perspektiven e këtyre fëmijeve, të ardhmen e tyre më të mirë e më të ditur, u pranua. (shkeputur nga libri “ NËPËR VITET E JETËS” – Ibrahim Hamzaj .
Një ndër moment kulminante dhe emocionuese të këtij eventi letrar ishte padyshim shpallja e fituesve.
Vlerësimet e jurisë special i kasha në zarf.
Për vlerësimet e çmimeve Speciale dhe Inkurajuese, u moren parasysh disa vlerësime dhe sugjerime të konsiderueshme të jurisë Speciale si dhe vlerësimet nga anëtaret e Jurisë së pranishme, Verës dhe Azizit.
• Juria Speciale vlerësoi me Çmim të Parë, respektivisht me çmimin MIGJENI krijimin me Kod: 6) Poezia me titull: “ULË NË KARTON NË BALL TË QYTETIT” – me autor poetin e mirënjohur Fran Ukcamaj
• me Çmim të Dytë , krijimin me Kod: 2) dhe krijimin me Kod: 59) respektivisht …
Poezinë me titull:
“MBLEDHËS I GJURMËVE” – me autor poetin Tahir Bezhani
dhe poezinë me titull:
“Unë… Lisi më i moçëm n`Ballkan” – me autor poetin Gjin Progni
• me Çmim të Tretë u vlerësuan krijimin me Kod: 23) dhe krijimin me Kod: 14), respektivisht..
Poezinë me titull :
“AJO ISHTE NËNA” – me autore poeten Esmeralda Nikaj
dhe poezia me titull:
“Migjenit ose poema që s’u bë kurrë bukë e mjerimit” – me autor poetin Rei F. Hodo
Juria Speciale bashkë me Jurinë Prezente, kanë vlerësuar me çmim special dhe inkurajues , këto krijime …
• Me çmim Special vlerësohen krijimet:
Kodi : 28) Poezia me titull: "ËNDËRRIMTARI " (Migjenit) ~Anton Marku
Kodi: 45) Poezia me titull: " MBI FRONIN E NOSTALGJISË" ~ Shqipe Hasani
Kodi: 30) Poezia me titull: " DIELL MIGJENIAN" ~ Migena Arllati
Kodi: 9) Poezia me titull: " EVË" ~ Vlora Rexhaj
Kodi: 53) Poezia me titull: " ME MIGJENIN NË DY KOHË" ~ Xheladin Mjeku
Kodi: 29) Poezia me titull: "Migjeni nji legjendë" ~ Farida Zmijani Ramadani
• Ndërsa me çmim Inkurajues vlerësohen krijimet:
Kodi: 26) Tregimi me titull: "KULLAT E HESHTURA" ~ Ylltare Ferati . Certifikaten e Çmimit Inkurajues , ja dorëzoi Z.Ndue Vatnikaj, poet nga Nikaj-Mërturi.
Kodi: 48) Ese me titull: " MIGJENI NË MES SHKRIMTARIT TË MJERIMIT DHE MJERIMIT TË SHKRIMTARI" ~ Ilaz Hajra – Lumi. Certifikaten e Çmimit Inkurajues , ja dorëzoi Z. Dan Ibrahimi, poet, publicist nga Kosova.
Kodi: 1) Poezia me titull: "I shtrydh kockat nëpër kohë!!" ~ Miranda Derti
Eventi mori ngjyra akoma edhe më e bukur nën interpretimet e disa autorëve..: Ilaz Hajra, Miranda Derti, Rabie Bytyçi , Kasam Shaqirvela, Gjokë Sokoli, Monika Muzikanti etj.
Edhe poeti Dan Ibrahimi interpretoi një poezi përshëndetëse nga libri i tij, “ e njëjta hënë”
Kishim githashtu edhe një recituese nga SHKA Zeri i Llapushes Caralluk Malishevë
1. Anita Krasniqi me poezinë “O moj Shqypni” .
Certifikata Pjesëmarrëse u shpërndanë për të gjithë autorët që u bënë pjesë e këtij konkursi.
Në fund dua të them se suksesin e padiskutueshë këtij takimi letrar ja dhuruan natyrisht autorët pjesëmarrës dhe shumë prej krijimeve konkuruese mjaft të arrira. Në veçanti këtë sukses ja dhanë miqtë tanë të nderuar, anëtaret e jurisë special me pranin e tyre nëpërmjet vlerësimeve me mjaft seriozitet dhe profesionalizëm. Të cilet i falenderoj shumë nga zemra.
Krenare për atë çfarë u realizua!
Suksese dhe mbarësi të gjithëve dhe mirë u takofshim në evente të tjera letrare dhe artistike akoma edhe më të bukura.
URIME – Poeteka Mbarëkombëtare “ Ndue Bytyçi”
URIME – Shoqata Mbarëkombëtare “BYTYÇI” Tiranë – Prizren.
Xhane Sherif Imeraj
Tiranë – 21 Shtator 2023
—————-