Saturday, February 1, 2020

DO JEM BORË E VJETËR





DO JEM BORË
E VJETËR

Në dimër,
kur bora mbyll horizontet
e ngrica ngrin mallin
shtigjeve të malit,
dallgëve të detit,
tej premtimit,
tej pritjes,
aty ku loti ngrin
hijes së qerpikëve,
oqeanit polar
pikuar strehëve...
Askund
mos pyet për mua!

Do jem bërë borë e vjetër
që nuk shkrin kurrë...



-----------------------
• Poezi e shkëputur nga libri me titull " KOHA E PAKËT E DRITËS"
~ Xhane Imeraj