Bie shi,
në gri të shpirtit
qerpikëve këputet mall.
Mërmërimë e qiellit të heshtur-
monolog i trishtë
pa fjalë.
Bie shi
nën qiell të shpirtit
përmbytet urë e vjetër.
Në njërën anë mbeti dhimbja,
shpresa në anën tjetër...
(Shkëputur nga vellimi poetik "KOHA E PAKËT E DRITËS ", 2018)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.