Sunday, November 25, 2018

KOHA E PAKËT E DRITËS



              


Sapo është botuar libri më i ri poetik, i dyti me rradhë i poetes Xhane Sherifi Imeraj, një ndër poetet tashmë të njohura, pjesë e vazhdimësisë së traditës së poeteshave më të mira tropojanë.

Libri poetik “Koha e pakët e dritës” me redaktor Arben Bllacin, hapet natyrshëm me porosinë që të shmangim perdet e rënda dhe pengesat ndaj Diellit si metaforë e Jetës, ndërkohë që vetë poetja e identifikon veten në vallen e diellit si “flutur agimesh”!Re’ të përlotura, pengje të vjetra, ëndrra të harruara nga ditët e vranëta gjithmonë mbeten pas nën fuqinë dhe pushtetin e diellit që shkrin gjithçka të errët në natyrën e pafundme dhe në shpirtrat e mëdhenj njerëzorë.

Poetja tashmë ka gatuar një libër të bukur, me disiplinë artistike, përplot dashuri dhe dedikime dinjitoze, me figuracion të lëmuar me brishtësi, duke gdhendur ngadalë dhe me besim vargjet e veta dhe duke shtruar udhën e garantuar për botimet e ardhshme.Ajo ndihet thjesht, natyrshëm dhe mjaft imponuese si “një motiv në pulsing e jetës”! Poetja e re ka një sy realist dhe të rreptë poetik, nga metrika e vargjeve të saj gjithkush mundet ta zbulojë dhe rijetojë potikisht një copë jetë të vetë, të çmuar.
Libri ka strukturë, rrjedhje kronologjike të natyrshme sipas tematikës dhe këndvështrimit të poetes për botën dhe veten, një muzikalitet të ëmbël, thjeshtësi dhe kësisoj komunikimi dhe prekja tek lexuesi mbetet e garantuar.

Shkëputur nga shkrimi: 

DIELLI SI METAFORE E JETES 
-PERSIATJE RRETH LIBRIT”KOHA E PAKET E DRITES” 
TE AUTORES XHANE SHERIF IMERAJ, TIRANE 2018-
                                                             Nga : Lulzim Logu 
  

                                             Botuar në Gaztën e përmujshme "TROPOJA", Tetor 2018



Të dhëna teknike: 

Titulli: KOHA E PAKËT E DRITËS
Zhanri: Poezi

Redaktor: ARBEN BLLACI 

Kopertina: Eglantina Imeraj

ISBN: 978-9928-271-11-2


PËR AUTOREN:

Xhane Sherif Imeraj ka lindur në Tropojë.. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, FAKULTETI i Shkencave Psikologjike, Sociale, dhe Politike,  me profili Shkenca Politike dhe Administrative

Poete dhe  Recensente. Ka filluar të shkruaj që në moshë fare të re, ka botuar në median e shkruar  disa here cikle me poezi si dhe recensione, përsiatje apo refleksione të ndryshme.          Poezia është një ndër hobet e saj shpirtërore. 


Kontaktin me autoren:

xhanei@hotmail.com




LIBRA TË BOTUAR:

KOHA E PAKËT E DRITËS, Poezi, "Fast Print", Tiranë, 2018

VLERA E SHPIRTIT TIM, Poezi, "Kristalina-KH", Tiranë, 2009





No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.