Monday, April 8, 2019

BIE SHI

Bie shi,
në gri të shpirtit
qerpikëve këputet mall.
Mërmërimë e qiellit të heshtur-
monolog i trishtë
pa fjalë.

Bie shi 
nën qiell të shpirtit
përmbytet urë e vjetër. 
Në njërën anë mbeti dhimbja, 
shpresa në anën tjetër...



(Shkëputur nga vellimi poetik "KOHA E PAKËT E DRITËS ",  2018)