Që heret njerëzimi ka shfaqur nevojën e besimit, besimeve në njerëz, objekte apo dukuri të ndryshme që kanë arrdhur gjer në ditetët e sotme si besime të thella shpirterore, në forca të mbinatyrshme. (...pa përmendur dhe kaluar më pas në besimet e devotshme në fe të ndryshme) .
Si
në shumë popuj të botës edhe tek ne shqiptaret ka qënë i pranishem ky lloj besimi, pagan… Ku njerëzit nga
dëshira, nevoja apo frika ,duke ardhur si faktor të mbinatyrshem , apo dhe si imponime
të vetvetës, kanë ngritur besime dhe kulte të ndryshme duke e përcjelle më pas tek njeri-tjetri, si besimin tek dijetaret, njerëzit e mirë, në zana, orë, vampirë, lugetër, drangojë,
kuçedra, ujra, shpella, shkembinjë, gur, pemë, kafshë, dukuri natyrore, hëna, dielli,
oret e muzgut, oret e agut, pika e ditës, varre, nga ku besonin, dhe luteshin
të kenë jetë të gjatë, fuqi, shëndet, të
gjenin sherim, duke besuar kështu në forcën e tyre të mbinatyrshme.
Unë
nuk do të ndalem të shtjelloj këto objekte, kulte, besime e dukuri, nuk është as
fusha ime, por shkurtimisht kam dëshirë
të sjell për lexuesin një përshkrim
historik të ilustruar me foto të një
vendi të tillë ku kryheshin dhe akoma vazhdojnë të kryhen ( ndonëse më rrallë ) rituale të tilla besimi, e
pikërisht tek një shkëmb, me një formë gdhendje natyrale të mrekullueshme, i
cili mua më ngjan në formë si kokë elefanti gjigande:)
Ky
shkëmb quhet : “ Kërshi* Përbirues",
i cili gjendet në një nga perlat
e trojeve shqiptare, në bjeshkën më të mirë dhe më në zë në Malësinë e Gjakovës
(Tropojë) , Sylbicë, Sylbicën e Bytyçit, e cilësuar gjithashtu si një nga
bjeshkët më të bukura në Ballkan., dhe saktësisht në shpat të
Gusanit, poshtë Podit të Gjollëve, sipër staneve të Tellës
së Vladit.
Nëpërmjet
asaj pjese të shkëmbit , perbirohet, apo depertohet duke iu sijellur për rreth kesaj vrime, apo kesaj vege të shkëmbit, duke
depertuar keshtu në trupin e shkëmbit.
Rreth
histories së “ Kërshit Përbirues”, si gojdhënë, fillimisht kam dëgjuar nga
Lokja, gjyshja ime, nëna e babit tim, (Pastë dritë shpirti i saj ) e cila na
tregonte se si heret të parët tanë tek ky
shkëmb kishin parë dritë gjatë natës, madje dhe sot thuhet se natën aty ndriçojnë ca
drita te zbehta , (mbase mund të jetë lloji i gurit shkëmbor) , nga ku njerëzit
filluan të besonin se aty kishte diçka të mbinatyrshme, hyjnore, duke filluar kështu një ritual besimi ....
Bjeshkëtaret vendas, por edhe nga të gjitha bjeshkët e Tropojës dhe të Kosovës
përreth bjeshkës së Sylbices... Pojana,
Rreshkëza, Përbuja, Korita, Dobërdoli, Brovina, dhe jo vetem nga bjeshkët, kushdo
që kishte dëgjuar për këtë shkëmb përbirues dhe vetitë e tij, vinin nga larg, në grupe apo individualisht , njerëz që
besonin në mrekullinë sheruese të tij. . Kryesisht nënat, familjarë që sillnin fëmijet
e tyre, të cilët ishin sëmurë nga temperatura e lartë, fëmijet që ishin të vonuar
në të folur apo në të ecur dhe çrregullime të tjera shëndetësore. Shkonin edhe
të rriturit për problemet e tyre, apo edhe thjeshtë për mbarësi.
Tek
Perbirojsa, hynin e dilnin tre herë duke u sijellur asaj pjese të shkëmbit, e
duke bërë lutjet e tyre më zë apo jo …
Në zgavrat e shkëmbit diku aty pranë, linin bukë e djathë, ose ndonjë
monedhë metalike ... Më pas ose shkonin e pushonin pak tek ndonjë stan , ose
pushoni afër ndonjë burimi, e më pas largoheshin për në bjeshkën e tyre.
Rreth
historise së këtij shkëmbi , kam pyetur disa persona të moshuara gjatë këtyre
ditëve, dhe pak a shumë kishin këtë version të të rrëfyerit.
Synimi
i këtij shkrimi nuk është aspak që të
nxis njerëz që ta vizitojnë Shkëmbin Përbirues , për veti të tilla kuruese, kjo
mbetet në besimin dhe dëshiren e secilit… qellimi i shkrimit ishte që ta sillja
këtë histori të shkruar në shenjë trshëgimie, si rrëfenjë dhe traditë e vjetër.
Gjithashtu edhe për të sjellë nëpërmjet
fotove një formë të tillë shkëmbore , për adhuruesit e natyrës, adhuruesit e të
bukurës.
Tashmë
unë jam e bindur, që përveç gjithë mrekullive të pafundme të Bjeshkës së
Sylbices, vizitorët do fillojë të kërkojnë e ta preferojnë edhe Kërshin
Përbirues.
Realizoj:
Xhane Imeraj
Tiranë
, 20 Korrik 2021
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.